• |
ide | kryesore

OBSH: Vaksinat kineze janë të sigurta, por mungojnë të dhënat

-Instant, Arkiva, Planet



Vaksinat kineze anti covid janë të sigurta por mungojnë disa të dhëna. Lajmin e ka dhënë Komisioni i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila i ka analizuar vaksinat kineze.

Kina ka udhëhequr në zhvillimin e vaksinave gjatë gjithë pandemisë. Së bashku me katër vaksina të miratuara, të paktën tetë të tjera aktualisht janë në provë dhe shumë më tepër janë në fazë paraklinike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Katër më të avancuarat përfshijnë tri vaksina të paaktivizuara të koronavirusit. Njëra është CoronaVac, e zhvilluar nga kompania bioteknologjike Sinovac; dy të tjera janë nga Sinopharm, me pronar shtetëror, të zhvilluara në Institutin e Produkteve Biologjike të Pekinit dhe tjetra në Institutin e Produkteve Biologjike, Wuhan.

Disa ditë më parë në vendin tonë erdhën 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze CoronaVac, ndërsa për 60 ditët e ardhshme priten 500 mijë të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *