• |
ide | kryesore

Panik në mes të Vlorës/ Automjeti merr flakë në ecje, shpëton drejtuesi i mjetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, pranë teatrit Petro Marko. Pjesa më e madhe e automjetit është shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe forcat zjarrëfikëse.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *