• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Dita e sotme do të ketë më shumë kthjellime dhe më pak vranësira. Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa vetëm vranësira kalimtare priten në bregdet dhe zonën e ulët. Temperaturat e ajrit nuk shënojnë ndryshime të ndjeshme në vlerat ditore; ruhet luhatja nga 3 gradë mëngjesi në zonat verilindore deti në 21-22 gradë maksimumi i mesditës në disa qytete të shtrirjes perëndimore.

Parametri i erës mbetet problematik në hapësirat detare dhe bregun jugor, ndërsa era në territor do të fryjë deri mesatare. Drejtimi i erës do të jetë verior dhe verilindor, ndërsa dallgëzimi në brigje vijon rreth 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *