• |
ide | kryesore

Policia arreston katër persona në Durrës, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një i ri, i akuzuar për plagosje. Ndërsa, në pranga ka rënë edhe një shtetas, që akuzohet se ka vjedhur një motor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMË”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.” – thuhej mes të tjerash në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *