• |
ide | kryesore

Sekretari amerikan i Shtetit i kërkon Vuçiçit njohjen reciproke të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në letrën që i ka nisur Vuçiç, Blinken ka shkuar me shkrim dore një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Sipas mediave në letrën e tij sekretari amerikan i kërkon kreut të shtetit serb njohje reciproke me Kosovën.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken.

Vuçiç sapo ka marrë letrën nga Blinken e ka bërë publike për mediat por nuk ka  komentuar asgjë në lidhje me kërkesën për njohjen reciproke të Kosovës.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin shkurt presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *