• |
ide | kryesore

Shantazhi me vaksinat/ Rama luan me frikën nga Covid për votën e 25 Prillit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që kur nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin me mbi 190 mijë dozat kineze, Edi Rama e shndërroi procesin në një nocion thelbësor të fjalimeve të fushatës së 25 prillit. Llogjika e tij është e tillë: Nëse shqiptarët e votojnë dhe ai fiton zgjedhjet, atëherë ata do të përfitojnë nga vaksinat edhe pas 25 Prillit, por nëse nuk e votojnë dhe ai humb zgjedhjet, shqiptarët nuk do ta marrin mbrojtjen nga virusi. që po bën kërdinë kudo në botë.

“As mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi vazhdon kështu dhe siç do të vazhdojë me ne në qeveri, nëse ata kthehen në detyrë. As mos të ju shkojë mendja se vaksinat do të vazhdojnë të vijnë, kështu siç po vijnë. Mos t’ju shkojë mendja. Nuk ka për të ndodhur” ishin fjalët e kryeministrit nga Lezha ditën e martë, për të vazhduar një ditë më pas nga Shkodra.

“Erdhën nga qielli dhe ranë në Shqipëri vaksinat? Me parashutë? Jo me, ishte këmbëngulja, këmbëngulja, këmbëngulja, durimi, durimi, durimi dhe puna, ditë natë që ne kemi bërë nga të katër anët. Si kujtoni se po erdhën këta vazhdon kjo njësoj? Harrojeni! Harrojeni! Këta nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra” ishin fjalët e kryesocialistit, që duket sikur ka dalë në fushatë dhe kërkon votat me gjilpërë në dorë.

Lexo edhe: Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë për 25 Prillin

Por mënyra se si po e servir Rama rolin që pati personalisht në gjetjen e vaksinave, ngre pikëpyetje të mëdha nëse do të funksionojë për t’ia marrë votën shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.

Qasja është shantazhuese dhe tenton që përmes frikës të çojë elektoratin në kutinë e votimit, duke menduar për atë që mund të ndodhë me pandeminë (në rast se Rama nuk është më kryeministër pas 25 Prillit). 

“Vaksinimi masiv në pranverë”, Rama premton mrekullinë për situatën me Covid-19

Edhe vetë procesi i furnizimit me vaksina i është përshtatur kësaj llogjike, pasi pjesa më e madhe e vaksinave janë pezull dhe nuk kanë mbërritur ende.

Deri më tani janë siguruar, 192 mijë vaksina kineze, por janë premtuar 1 milion dhe një fabrikë prodhimi. Janë gjetur 38 mijë vaksina nga Astra Zeneca, por pritet të vijnë edhe 50 mijë të tjera. Kanë mbërritur rreth 30 mijë doza të Pfizer, por pritet të mbërrijnë rreth 500 mijë të tilla gjithsej.

I gjithë procesi është personalizuar në ekstrem deri tani tek vetëm një njeri, Edi Rama, njësoj siç ndodhi me karantinën, kur ishte vetë kryeministri, që disa herë në ditë njoftonte për rregullat e karantinës, gjobat, oraret e daljes nga shtëpia etj.

Zbulohet gënjeshtra me zë e me figurë/ Rama kapet ‘gafil’, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine

Në të njëjtën mënyrë, kryeministri personalizoi procesin e negociimit për vaksinat, kur udhëtoi drejt SHBA për të takuar CEO-n e Pfizer, apo më pas për të sjellë dozat e para të vaksinave si “dhuratë” nga një vend mik që nuk u bë kurrë i ditur, për të thënë se “këto vaksina i keni se keni Edi Ramën kryeministër”.

Deri këtë të mërkurë, janë vaksinuar rreth 70 mijë persona, ndërsa Shqipëria ka hapur dyert edhe për rusen Sputnik V dhe kinezen Sinovac. E para erdhi si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara, ndërsa e dyta u ble në Turqi përmes një kompanie të autorizuar nga autoritetet kineze. Sasitë prej 500 mijë dozash nga Covax do të vonohen dhe sipas të gjitha gjasave pritet të aplikohen në vjeshtë.©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ne fakt eshte e kunderta.
    Opozita dhe Lapsi u bene legena per te treguar “deshtimet” e qeverise me vaksinat dhe pandemine.

    Srbija ka marre kaq e aq vaksina. Izraeli ka vaksinu kaq e aq perqind te ne ska vaksina akoma…
    Spitalet jane plot, morgu ska vende….
    Pse se tregon rama vendin e origjines nga erdhen vaksinat, vaksinat jane fallco….
    Edhe Lulzimi po perpiqet qe te sjelle vaksina….
    Ne Shqiperi shkalla infeksioneve eshte me e larte…..

    Te gjitha deklaratat iu kthyne ne bumerang. Ju vje hidhet kur ju qujne media kazan.

  2. Na jepni ndonje informacion per dekorimin e Medi Bushatit. Jane te verteta akuzat qe i jane bere si punonjes i strukturave te hetusise komuniste dhe torturat qe ai iu ka bere armiqve te kllases?

  3. deputet i PD-së nga Fieri, është i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe droge. Prova rrethanore e lidhin Olldashin dhe Fatmir Kajollin në Fier me Ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në një skemë për lirimin e të burgosurve nga burgu për të shërbyer si gangsterë zgjedhorë.

    Lulzim Basha: Sipas një burimi nga Partia Socialiste, Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale.

  4. আপনাকে ধন্যবাদ নেতা
    আমরাও টিকা পেতে চাই।

  5. Ju befshin mire vaksinat me shurre. Mos harroni nderimin me grusht dhe lajini duart me sapun, tampon nga bytha dhe te rroje partia e bythqimave. Gjindje perverse ju jeni me te lumturit.

  6. Ja e filluan diten byrektoret e byrektores se pd duke share shpifur kercenuar,cfare mund të bejne tjeter keta shpellkare e cecene te salihut qe pervete shkoi ne austri per mjekim dhe keta Qelbesa te pd i thote qendroni te byrektorja se fitorja po vjen

  7. Ja dhe deshtaku i sukseshem. Edhe dielli nuk do ndricoj njelloj po ikem ne. Kete ndricim e keni se keni Ramen kryeminister. O piktor nje problem kane shqiptaret cilesia e kokaines ne treg ka rene shume, perzihet dhe nuk te ben efekt. Si do ja bejme, pune nuk ka, lek nuk ka te pakten drogen ta kemi te mire o Artist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *