• |
ide | kryesore

Sherri tek të rinjtë, reagon FSHF: “Të arrestohen autorët e ngjarjes së rëndë”

-Instant, Sport, Video



Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19. Gjithcka ndodhi në ndeshjen e moshave paraditen e sotme, në përballjen mes Football Republic-Teuta, që u mbyll me një përplasje mes lojtarëve. Pamjet tregojnë se në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë të jashtëm, që po ndiqnin takimin e sotëm të kampionatit të 19-vjeçarëve. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës do të ketë punë me këtë çështje.

Në një komunikatë për shtyp, FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat “për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal”.

Institucioni që drejton futbollin ka vazhduar deklaratën, duke shigjetuar edhe forcat e rendit dhe autoritetet përkatëse: “Në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë. Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë” përfundon komunikata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *