• |
ide | kryesore

UEFA vendos, kthehen tifozët pa kufizime: Duka aprovon, por dyert e stadiumeve i ka të mbyllura

-Instant, Sport



Kthimi i futbollit në normalitet ka nisur me një hap të vendosur të UEFA-s, marrë pikërisht në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, e cila si zakonisht vitin e fundit, u zhvillua përmes video-konferencës. Mes shumë çështjeve që shqetësojnë futbollin europian, ndikuar nga pandemia Covid-19, që u diskutuan, u miratuan vendime të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm, siç është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30%, që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.

Megjithatë, vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorëve do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse, lokale ose kombëtare. Presidenti Duka, ka mbështetur këtë vendim të UEFA-s, por ndërkohë stadiumet e Shqipërisë janë bosh, madje edhe ndeshja kundër Anglisë u refuzua të kishte të paktën prezencën e 2 mijë tifozëve. Në vendimin e UEFA-s është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje, pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anulimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raundin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *