Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltava Ademi u është përgjigjur akuzave që kryeministri Edi Rama bëri këtë të mërkurë në takimet e zhvilluara në këtë qytet. Ademi tha se pas 8 vjet dështimesh në çdo fushë Rama po vijon të akuzojë vetëm opozitën.
“Pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarkët e tij, pa asnjë bilanc konkret dhe asnjë arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD, drejtuesit dhe anëtaret e simpatizantët e saj si e vetmja mënyrë komunikimi qe i ka mbetur për te folur me shqiptaret.
Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot.
Duke sulmuar Shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit.Njeriu qe ska mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot” – tha ndër të tjera Ademi.
Sipas saj, Rama e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. ©LAPSI.al
Repekte Voltana. Je shembull i gruas krenare, model qytetarie e emacipimi. Kur te shan Rama
ne fakt te nderon, sepse tregon se ti nuk je modeli qe ai preferon. Ai do te desheronte ne Bashkine e
Shkodres nje spiropaleshe, nje ballukeshe e pse jo nje nje majlindabregeshe.