• |
ide | kryesore

Basha: Populli ta mendojë mirё kujt t’ia japë votën, 25 prilli dita e nisjes së angazhimeve serioze për ndryshimin e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me familje të njohura në zonën e Pazarit të Ri në qendër të Tiranës. Në bisedën që patën me Bashën, ata shprehën keqardhje për gjendjen e keqe që është sot Tirana por edhe Shqipëria në përgjithësi nga keqqeverisja e 8 viteve të fundit.

“Unë mendoj që ju jeni mbështetur tek njerëzit humanë, tek njerëzit e mirë, tek stafi juaj i mrekullueshëm dhe unë kam besim që edhe këtë skorie të fundit do shporret, se nuk ka mundësi mo, si është e mundur që të politizojë edhe vaksinën që i jep bota, ky thotë jua kam sjell unë. Çfarë është ky muhabet, a e kupton ky popull, vaksinën që shpëton njerëzit që është e falur, ky thotë vetëm unë e bëj vaksinën, prandaj ky duhet shporrur një orë e këtë e shohin të gjithë tashmë, do kesh mbështetjen tonë”.

“Si një pedagog në universitet privat këtu në Tiranë, jam dhe ekspert gjithashtu dhe i ekonomisë. Duke parë këtë krizë totale jam shumë dakord me planin ekonomik që ka Partia Demokratike, e cila duke u nisur dhe nga vlera tatimore që do të jetë 9%, kjo bën që shumica e bizneseve të kenë atë mundësinë që të lulëzojnë përsëri. Ne gjithmonë jemi, më tepër duke parë, jemi dëshmitarë të të gjithë këto bizneseve që po mbyllen gjithmonë e më tepër nga gjithë këto masa të rrepta, që pa kuptim kuptohet që po merr kjo lloj qeverie. Dhe kjo padyshim për mua si gjithë njerëzit këtu në Tiranë që po shikojmë që bizneset aktualë janë gjithmonë në rënie. Shpresojmë që me votën tonë që ne do të japim qeverisë së ardhshme demokratike, kuptohet dhe kjo ekonomi të lulëzojë gjithnjë e më tepër. Duke qenë dhe në aspektin e arsimit duhet të theksoj edhe diçka që shumica e rinisë sot aktualisht duke mos pasur një mundësi që të zhvillohen këtu në vendin tonë, gjen rrugën më të shkurtër për tu larguar jashtë vendi. Dhe kjo është një krim, pse duhet të iki gjithë ky tru i ri, në këtë moshë kaq të re që të lulëzojë në këtë vend, vetëm prej kushteve ekonomike të largohet jashtë vendit tonë. Këtë ne duhet ta ndalojmë patjetër t’i japim mundësi rinisë tonë që ato të lulëzojnë, të zhvillohen gjithmonë e më tepër dhe të japin më të mirën e mundshme për vendin e tyre.” – u shpreh Genti Dajçi.

Një shqetësim tjetër për ta është ndërtimet e shumta në Tiranë dhe prapambetja e periferiferive të Tiranës nga mos vënia dorë e shtetit. Kjo gjë sipas tyre, ka ndikuar në shpopullimin e këtyre zonave, pavarësisht potencialit ekonomik që kanë.

“Është kënaqësi e madhe për mua që marr pjesë në këtë bashkëbisedim të hapur me zotin kryetar, kryeministri i ardhshëm. Unë quhem Zija Hoxha, banorë prej 50 vitesh në Sauk me prejardhje nga Vrapi. Kam punuar 46 vjet në arsim, në ciklin fillor. Sapo kam dalë në pension, kam rreth një muaj. Si ka mundësi që para tetë vjetësh është premtuar para zgjedhësve që do të bëhet rruga, atje rruga jo vetëm që nuk u bë por me paturpësinë më të madhe sot deputetit që është kandidat atje del edhe thotë që rruga nuk bëhet. Domethënë është ç’ populluar zona, është një fenomen që me të vërtetë për të vënë duart në kokë. Shpreh bindjen që me ardhjen në pushtet të juve zoti Basha, kryeministër i ardhshëm themi që do të vendosni dorë sepse në zonat periferike janë burimet, atje ёshtё njё zonë jo thjesht njё thesar por atje ёshtё druri i ullirit qё ёshtё perlë”,– u shpreh Zija Hoxha.

“Bёj thirrje gjithё popullit shqiptar qё ta mendojnë mirё kujt t’ia japi votën. Zona e Shëngjergjit qё ёshtё njё zonë e mrekullueshme, qё ёshtё hapur shkolla e parё shqipe nё Tiranë, nё vitin 1913 qё unё kam qenё dhe ai qё kam bёrё dhe promovimin, domethënë se përvjetorin e shkollës, 100 vjetorin e shkollës, nё Shëngjergj, nё Shёnmёri, Nё Shёngjergj, nё Farkё, kemi bёrё lapidar, por na ka ndihmuar ajo zonë vetёm Partinё Demokratike qё ka bёrё njё rrugё tё mrekullueshme Qafё Priskё-Shёngjergj qё kurrë nuk mund ta bënte. Edhe ajo zonë atje i bëj ftesë dhe thirrje që vetëm të na përkrahin neve të djathtët sepse do ketë mrekulli edhe më të mrekullueshme sepse Shqipëria i ka mundësitë, ka një pasuri të paparë. Mirëpo nuk dinë ta shfrytëzojnë këtë pasuri që ka Shqipëria. Bëhen pallatet midis Tiranës 100 katësh. Nuk mendojnë për popullin, për brezat e ardhshëm, për njerëzit, për pensionistët, që një pensionist mezi merr 50 mijë lekë, e të tjera e të tjera, kurse deputeti merr mbi 3 milionë lekë. Prandaj dhe PD-ja duhet të krijojë mundësi dhe ka mundësi dhe ka shpresë sipas planit që ka bërë që ta rregullojë këtë vend.” – tha Ibrahim Skera.

Kreu i Partisë Demokratike tha se Tirana është motori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe ajo që i prin çdo ndryshimi të madh të vendit. Sipas tij, në 8 vitet e fundit Tirana ka pësuar një shkatërrim të trashëgimisë kulturore dhe nuk ka asnjë bilanc pozitiv. Për këtë, ai u shpreh se 25 prilli është dita e nisjes së angazhimeve serioze për ndryshimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë dhe jo premtimveve boshe.

“Ndihem shumë i nderuar, i privilegjuar që ndodhem në këtë tokë, në këtë shtëpi, në këtë djep të traditës të familjeve autoktone të Tiranës, në këtë djep të disidencës dhe të qëndresës dhe tamam në zemrën e zemrës të Tiranës. Në aspektin e trashëgimisë kulturore po zhduken monumente të qytetarisë, të kulturës dhe traditës, të Europianizmit të kahershëm për të cilën Tirana është krenare dhe tiranasit duhet të jenë krenarë dhe të gjithë kryeqytetasit duhet të jenë krenare se Tirana është 5-fishuar në këto 30 vite tranzicion. Në radhë të dytë ky është motori i ekonomisë, jo vetëm të Shqipërisë por ekonomisë kombëtare të kombit shqiptar. Por, që motori të funksionojë siç duhet, duhet që bazat e ekonomisë të jenë të shëndetshme duke filluar me konkurrencën, me trajtimin e barabartë para ligjit, me respektin për pronën që është e shenjtë në ç’do shoqëri normale, me respektin dhe nderimin për punën, për djersën dhe për ata që prodhojnë apo që hapin vende pune dhe më vjen shumë mirë që këtë bisedë shumë prej jush e prekët planin tonë ekonomik”, deklaroi kreu i PD.



5 Comments

  1. në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – 15.10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më..10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më.

  2. O Lulo, je ne vete apo jo?!
    C’te duhet ty qe i thua popullit te mendohet mire para se te hedhi voten? A e kupton ti se cdo njeri qe ka dy pare mend kurre nuk e jep voten per ty?

  3. Ne e provuam njehere Bashen si kryetar Bashkie(qe erdhi me vota te vjedhura) dhe nuk beri asnje gje ,vetem pasuroi kunatin dhe fjeti rehat ne plehra.
    C´fare ka ndryshuar tani,asgje vetem se floket i ka kthyer majtas dhe ka shtuar brilantinen.
    Boton dhe nje liber qe te vjen te vjellesh me histori shvejku.
    Vrit me mire vehten se te votosh per kete debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *