• |
ide | kryesore

Deputetja nga Katalunja peticion për himnin e Kosovës në televizionin spanjoll

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Televizioni shtetëror spanjoll ia shkroi emrin Kosovës me shkronja të vogla gjatë transmetimit direkt, por himni i Kosovës u lejua të transmetohej në atë televizion. Deputetja katalanase, Miriam Nogueras ka reaguar në Twitter duke thënë se partia “Junts per Catalunya” (Së bashku për Katalonjën) po e organizon një peticion për drejtorin e televizionit publik që të dëshmojë para kongresit rreth këtij rasti.

“Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, “Junts per Catalunya” po regjistron një peticion duke thirrur kryetarin e TV Publik Spanjoll për të dëshmuar përpara Kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Nogueras.

Spanja është një nga shtetet e BE që ende nuk e ka njohur Kosovën, për shkak të problemeve me krahinën e Katalunjës dhe ndeshja mes dy vendeve po shfrytëzohet nga separatistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *