• |
ide | kryesore

Jessie J topless për 33-vjetorin e lindjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Jessie J ka vendosur që ta festojë në një mënyrë të pazakontë 33-vjetorin e lindjes së saj. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa foto ku shihet topless, krahas së cilës ka shkruar “33”, që simbolizon moshën e saj. Ditëlindja e këngëtares ishte me 27 mars dhe së fundmi ajo nuk i la vend imagjinatës teksa pozonte nudo para pasqyrës së tualetit. Kujtojmë se në fund të muajit shkurt ajo bëri publike lidhjen e saj të re me Max Pham Nguyen. Jessie J e bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin. Dyshja shiheshin mjaft të lumtur në këto foto, ku 32-vjeçarja kishte zgjedhur që të ndante me ndjekësit e saj disa nga momentet e kaluara me Max Pham Nguyen. Ata dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. Vihet re se ky postim të këngëtares pati shumë reagime, ku fansat e saj i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Kujtojmë se Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lahmë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë. Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Deëan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *