• |
ide | kryesore

Kritikat therrëse/ Si u armiqësua Elez Biberaj me Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me sa duket Elez Biberaj ka inat tropojani. Ose në të kundërt, Drejtori i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës ka një mendim kaq negativ për atë se si po shkojnë punët në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama, sa ai nuk ka nguruar ta shprehë këtë edhe në një ditë festive.

Si i ftuari kryesor i  Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, që organizoi një konferencë për 30 vjetorin e rivendosjes së marëdhënieve diplomatike me SHBA – në, Biberaj e ka konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara ne Europë.

“Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet” – tha Biberaj në sy të ambasadores Yuri Kim.

Por mëria mes një prej gazetarëve dhe drejtuesve më të vjetër të VOA dhe qeverisë aktuale nuk datojnë sot. Ato kanë dalë publikisht në sipërfaqe që në janar të vitit 2019 kur Zëri i Amerikës botoi një lajm ku tregohej se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përdornin vendet e lira të punës në administratën e burgjeve për të punësuar militantët e tyre. Aty dëgjohej drejtorja e kabinetit të kryeministrit ti kërkonte drejtorit të burgjeve marrjen në punë të një militanteje të PS. Kaq u desh që në stilin e tij të zakonshëm kryeministri Rama ta quante VOA, si një media kazan.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në E Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkroi atëherë Rama.

Por një ditë më pas Elez Biberaj nuk ia la mangut: “Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit” iu kundërpërgjigj Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i Zërit të Amerikës.

Përplasja e dytë publike ndodhi në të njëjtin vit në fillim të prillit. Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, Biberaj kritikoi autoritarizmin në rritje të kryeministrit dhe mardhëniet e tij problematike me mediat kritike. “Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjerë europiano- lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent… Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve” nënvizoi atëherë ai (e plotë në linkun poshtë).

Elez Biberaj: Ku po shkon Shqipëria?

Edi Rama pas disa ditësh mori lapsin dhe iu përgjigj vetë këtyre tezave duke e akuzuar Biberajn se nuk thoshte opinione, por fakte shpifse, duke e rirenditur VOA mes mediave shqiptare të kazanit dhe duke bërë alibinë e përhershme: “A nuk do të flisnin të huajt po të kishin ndodhur këto”? (e plotë në linkun poshtë)

Edi Rama i pergjigjet Elez Biberajt

Shija e hidhur e këtyre replikave të ashpra nuk është tretur ende dhe me sa duket Biberaj ka shfrytëzuar rastin për ti shprehur pikpamjet e tij mbi kryeministrin dhe qeverinë që po kërkon mandat të tretë edhe në një ditë festive si ajo e 30 vjetorit të marëdhënieve SHBA Shqipëri. Ai ka theksuar se marëdhëniet e mira mes të dy vendeve duhen ushqyer dhe nuk duhen marrë si të patjetërsueshme, duke shtuar se janë zyrtarët qeveritarë, dhe anëtarët e parlamentit … ata që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit”.

©Lapsi.al



16 Comments

    1. Keta duhen varur ne deget ngjitur te te njejtes peme
      si ky kurva e nju jourkut edhe kurva e sorrosit ne tirane jane njesoj pergjegjes per ato qe ka hequr populli keto 30 vjet.

  1. Ketu nuk eshte pune inati por e verteta e dhimshme se ku ka degraduar qeverisja dhe Shqiperia

    nen rilindjen dhe KM-ne. Por eshte edhe klithma e nje patrioti te madh e te shqetesuar per fatet

    e Shqiperise.

  2. Lulzim Basha dhe kandidatet e tij jane duke mbledhur qindra persona ne takimet e tyre, duke vene ne rrezik jetet e militanteve te PD. Por, edhe jetet e tyre.

    Kjo, pasi sipas burimeve te gazetes, kryesuesi i listes se Qarkut te Lezhes, Mark Marku, eshte infektuar me Covid.

    Gjate ketyre diteve ai ka takuar qytetare te shumte, nje pjese e te cileve edhe mund te jene infektuar.

  3. Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale.Nje nga anteret e rendesishem të klanit Famekeq të Trustit të Geshtenjave qe meet me vrasje politike,krim,prostitucion,kercenime,emigracionin ilegal me antare të bandes nga spiunet e sigurimet shqiptar dhe atij serb UDB ku ky Biberaj ka nje rol kryesor,pse nuk foli ky biberaj qe salih karaxhic berisha per 20 vjet edhe brigadieret e puntore e i caktonte vete,200 prokurore e gjygjtare të salihut jane larguar nga Vetingu qe po zhvillojne amerikanet qe e ushqejne kete antar të bandes se ketij Trusti mafioz

  4. Fatleqesisht ajo cka thote Z. Biberaj eshte e dhimbshme por eshte po kaq e vertete. Ti e bere Shqiperine nje sulltanat qesharak te koheve moderne.

  5. Nuk e kuptoj ku eshte inati i vjeter apo i ri ketu.
    Nuk besoj qe ky eshte vetem opinioni i z. Byberaj, ky eshte opinioni i shumices dermuese te shqiptareve.

  6. Sic e shikoni te dashur mender demokrate ne cdo lajm komentojne nje ose dy revolucionare antare te institutit Byrektorja e SHQUP-it.

    1. Sufllaqja ju thote atyre qe se rrujne per Rame e per Bashe, byrektore:)))))

      Ik o morr vrit veten me mire. Ti kujton se jane te gjithe si ti qe domosdoshmerisht duhet te lepish bythen e pushtetit qe te hash buke.

  7. @ I Paemer 13:57 – Ik or mercenar i Ram rrumpalles. Po s’te pelqeu lapsi shko ha mut ne ndonje media te majte.

  8. në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – 15.10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më.

  9. Biberaj i tha Berishes qe pse nuk del ne pension dhe natyrisht Berisha doli malit si komit.
    E rruan kush?
    Si Elezi edhe BBC e lavderoi Ramen,pse me keto karrlliqe do rrezojme Ramen?
    Basha nuk ka asnje kauze dhe premtim te Ri ,vetem shaj pse rruga ka thesa,pse pulat bejne veze …dokrra .

  10. Elez Biberaj eshte nje kavanoz bosh tani qe nuk i duhet njeriu Punon si rrogetar part time ne VOA Ky kelysh i UDB eshte vetem nje kufome tashme dhe askush nuk ja ve ne pordhe Dava Tropojani …. Futi Karin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *