• |
ide | kryesore

Macron i shkruan Kurtit: Shpresoj që të vazhdohet dialogun me Serbinë, të mirëpres në Paris

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë, në ditën e marrjes së detyrës së kryeministrit. Me anë të një letre që mban datën e 23 marsit, Macron i ka përmendur kryeministrit Kurti sfidën madhore e dialogut me Serbinë. Në mënyrë që ta diskutojnë këtë por edhe çështje të tjera, Macron e fton Kurtin për vizitë në Paris.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkeqytetaret tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Këtu sigurisht qe duhet shtuar lufta kunder pandemisë, e cila ështe një përparësi e menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Unë dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e Frances per të gjitha këto prioritete, për të miren e Kosovarëve dhe për afrimin vendit tuaj me Evropën”, shkruhet në letrën e presidentit francez.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve.

 



1 Comment

  1. Makron.. keshtu eshte me e ndershme.. Nese ke dicka ti thuash Kurtit ,, thuaja vet perballe dhe prit dhe pergjigjen e tij. Te doli huq ajo tentativa per te bere Ramen ndermjetes. Jo vetem qe Kurti nuk e pyet Ramen , por dhe Rama ta tha qarte qe nuk e ben dot ate pune se eshte pale ne ate konflikt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *