• |
ide | kryesore

Mashtrimi me call center në Kosovë, Prokuroria Speciale “ngrin” 700 mijë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksioni i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës së sotme janë ngrirë 700.000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “mashtrimit” dhe “krimit të organizuar”.

Deri më tani nga ky operacion janë sekuestruar edhe 160.000 euro, gjashtë vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobilë, të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *