• |
ide | kryesore

Mbappe frikëson PSG: “Edhe kritikat llogariten, kur vjen puna tek e ardhmja”

-Instant, Sport



“Kritikat? Sigurisht që të lodhin, veçanërisht kur luan për një klub të vendin tënd dhe jep gjithçka për ekipin kombëtar … Në një moment të caktuar njeriu lodhet.” Kjo është deklarata e bërë nga Kylian Mbappe, sulmues i Francës dhe PSG, duke folur për transmetuesin RTL pas suksesit të Bleus kundër Bosnjës në kualifikimet e botërorit Katar 2022.

“Është ndryshe për lojtarët që luajnë jashtë, të cilët kthehen në Francë vetëm për ekipin kombëtar. Unë jam gjithmonë i pranishëm këtu, kështu që flitet shumë më tepër. Por unë e dija këtë kontekst kur nënshkrova për Parisin”, shtoi sulmuesi francez.

I pyetur për të ardhmen e tij, me Real Madridin që prej kohësh i vjen rrotull, Mbappe deklaroi: “Të shohim. Padyshim që edhe këto (kritikat) llogariten. Në fund të fundit, nuk është vetëm kaq. Gjëja më e rëndësishme është të ndihesh mirë atje ku je dhe të argëtohesh çdo ditë”. Në fund, në lidhje me rinovimin me PSG, Mbappe u tregua i qartë: “Nëse do të ishim në një fazë të avancuar, unë do të kisha ardhur tashmë për të folur në lidhje me të. Do ta bëj kur të kem vendosur”.

.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *