• |
ide | kryesore

OBSH kritikon ashpër Europën: Fushata e vaksinimit, tmerrësisht e ngadaltë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në kontinentin e vjetër është tepër “e ngadaltë”, e kjo sipas kreut të saj për Europën, është e papranueshme.

Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marrë të dy dozat, tha Hans Kluge, shifra këto që përligjin shqetësimin e tij.

Hans Kluge: Shpërndarja e vaksinave është shumë e ngadaltë. Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo.

Në Europë, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit po shkon më ngadalë krahasuar me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo po ashtu është prapa edhe përsa i takon furnizimit me vaksina dhe miratimit për përdorim të disa prej tyre. Kluge tha po ashtu se rastet e reja në Evropë po rriten në çdo grupmoshë, përveç atyre mbi 80 vjeç dhe kjo sipas tij është shenjë që vaksinimi i të moshuarve është duke dhënë efekt.

Duke theksuar se variantet e reja po përhapen e po bëhen shkak për rritjen e numrit të të shtruarve në spital, Kluge nënvizoi se përshpejtimi i procesit të vaksinimit është i një rëndësie thelbësore. Përveç furnizimeve të pakta me vaksina, për shkak të vonesave të dërgesave nga disa prodhues të vaksinave, shqetësimet janë rritur sërish sa i përket sigurisë së vaksinës së AstraZeneca/Oxford, pas raportimeve për mpiksje gjaku te disa pacientë që e morën këtë vaksinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *