• |
ide | kryesore

OKB për situatën në Mianmar: Prag lufte civile

-Instant, Arkiva, Planet



E dërguara e Kombeve të Bashkuara në Mianmar, Christine Schraner Burgener, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ky vend përballet me mundësinë e luftës civile, derisa ushtria po intensifikon shtypjen e protestuesve që kundërshtojnë grushtshtetin.

Në një takim me dyer të mbyllura, Burgener u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për të parandaluar “katastrofën”, por nuk tha se çfarë saktësisht duhet bërë.

Mianmari është “duke rrëshqitur në një shtet të dështuar”, tha ajo, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Ky vend, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat prejse ushtria ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Së paku 500 njerëz besohet se janë vrarë në protesta.

Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.

Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci, shkruan rel.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *