• |
ide | kryesore

Operacion në Durrës/ Kokainë në kontejnerë ngarkuar me banane, sekuestrohen 49 kilogramë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në portin e Durrësit janë sekuestruar 49 kilogramë kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është sekuestruar gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë.

Në njërin kontejner i cili ishte i ngarkuar me banane, i nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo ngarkesë ishte në llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç.  Policia njofton se në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi posedues i ngarkesës S. Ç..

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *