• |
ide | kryesore

Përse Cameron Diaz hoqi dorë nga aktrimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Cameron Diaz ka luajtur në qindra filma të famshëm, por s’e kemi parë të aktrojë që prej 2014-ës. Ylli i filmave mori një pushim të gjatë nga kinematografia dhe deri më tani thotë se “ka qenë gjëja më e mirë për të”. Gjatë një interviste të fundit për Yahoo Finance, Diaz foli për vendimin dhe gjithë ndryshimet e ndodhura në jetën e saj.

“Eshtë thjesht një kohë tjetër në jetën time. Tani jam këtu dhe po bëj gjënë më plotësuese që kam bërë ndonjëherë.”- u shpreh Cameron, referuar familjes dhe jetës pas ardhjes së bebushes.

“Të kesh një familje, të jesh e martuar dhe të bëhesh nënë është absolutisht gjëja më e mirë. Nuk e kam për momentin atë që i duhet një filmi për t’u bërë siç duhet. E gjithë energjia ime është këtu tani.”

Diaz shtoi se është mësuar të japë 100% nga vetja, por në një drejtim të dedikuar. Pas shumë viteve karrierë, radhën e ka familja dhe vogëlushja Raddix.Gjithsesi, kjo s’e përjashton faktin që një ditë do ta shohim në një tjetër film ku do të japë 100% e saj, siç vetëm Diaz mund ta bëjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *