• |
ide | kryesore

Punëtorë nga Bangladeshi në Shkodër/ Si i rrëshqiti Rama idesë raciste për fasoneritë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Mund të konsiderohet një ndër gafat më të mëdha të fushatës, pohimi i Edi Ramës në një fasoneri në Shkodër, ku e këshillonte pronarin që t’i merrte punëtorët nga Bangladeshi, ndërsa i shpjegonte se ata ishin njerëz që nuk flisnin shqip, kësisoj nuk merreshin me thashetheme dhe nuk interesoheshin as për liri e as demokraci.

Por ideja i ka zgjatur vetëm 24 orë, pas një sërë reagimesh të forta mbi përshkrimin që i bëri puntorëve nga Bangladeshi. Kur Eni Vasili në emisionin Open, i tha se deklarata ishte interpretuar se pati në thelb idenë e Ramës për punëtorë që nuk interesohen as për lirinë e as për demokracinë, ai tha se “ma kanë nxjerrë nga konteksti”.

Më pas kryeministri ia doli ta devijojë panelin nga thelbi i idesë së tij për puntorët e huaj, duke bërë krahasime me vende si Greqia apo Italia. Sipas Ramës, ishte “fatkeqësi” që jemi në mes të Europës, sepse edhe krahasimin, shqiptarët e bëjnë me vende të zhvilluara si Italia.

Jemi në mes të Europes dhe realitetet që ne krahasohemi jane superfuqi të botës. Italia, për shembull është fuqi botërore. Ky zotëria që fliste aty është një nga sipërmarrësit më të talentuar dhe paga e tij është 400 mijë lekë. Atë minimalen që ne duam të arrijmë, ai e ka. Dhe ai nuk gjen puntorë. Është fakt. Nuk e sajova unë. Tani Turqia, me 400 dollarë e ka puntorin. Në Turqi është norma. Puntorët turq që e ngritën spitalin e Fierit, kanë një pagë më të lartë se janë jashtë shtetit, por në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Nuk i ngre unë pagat. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në privat” u shpreh Rama, duke i orientuar replikat në çështjen e pagës.

Në fakt, kritikat për deklaratën u bënë për mënyrën se si i përshkroi ai puntorët nga Bangladeshi, përtej pagës që marrin ata. Në videon ku ai bisedon me sipërmarrësin në Shkodër, Rama thotë se puntorët e huaj nuk dinë shqip, ndaj nuk merren me thashetheme, sikur shqipja të ishte një gjuhë e dedikuar për thashethemexhinjtë. Në video, Rama shprehet tekstualisht se puntorët nga Bangladeshi nëse flasin shqip, atëherë do nisin të flasin edhe për liri e për demokraci, sikur ky të qe një problem.

Publicisti Fatos Lubonja, duke komentuar deklaratën e Ramës e quajti këtë një ide raciste, duke shtuar se kryeministri i do njerëzit pa gojë, që të punojnë si skllevër.

“E dëgjova vetë atë deklaratë të Ramës. Kjo tregon për sëmundjen që ka Rama dhe shoqëria jonë. Kjo sëmundje është që të shikosh tjetrin si mjet, jo si qëllim. Kur i do njerëzit si skllevër, si njerëz që nuk kanë dhe ata që s’kanë qëllim jete, përtej asaj që punojnë për ca oligarkë që kanë lidhje me kryeministrin.

Iu thotë që sa të mësojnë shqipen, hiqi thotë. Dikur kur kishte lidhje me shkuesi, thuhej se i kam gjetur nuse “pa gojë”, që dmth e do pa fjalë. I do njerëzit pa gojë. Do njerëzit që thjesht t’i përdorë dhe t’i hedhë, kjo mendësi dominon në Shqipëri. E tmerrshme që është parti e majtë, që iu thotë të huajve se këtu nuk ka sindikata këtu. Për bangladeshasit, përdori racizëm. Rama i sheh njerëzit si instrument. Sot PS duhet të gumëzhonte, por askush nuk flet. Shikimi i njeriut për ta përdorur personin si mjet pune, si skllav pa gojë është e tmerrshme. Ta mendosh veten si qenie superiore dhe të tjerët na qenkan qenie inferiore, është e tmerrshme. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.”, u shpreh Lubonja.

Këtë ide të kryeministrit, Andi Bejtja e shpjegoi si shprehje të subkoshiencës së tij, që ka nxjerrë në sipërfaqe votuesin model që preferon Rama.

“Kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:
Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës. “I majti” që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë” shkroi Bejtja.



12 Comments

  1. Tani qe te jemi te qarte Bangladeshi eshte demokraci qe ka ose ka pas edhe gra kryeministre dhe gra drejtuese opozite ne te njejten kohe. Para ca vitesh ka pas te njejtin problem me ne, pra opozita nuk u fut ne zgjedhje prej manipulimeve dhe mazhoranca me stilin e Rames i mbajti. Ndoshta ata e kishin demokracine me te rendesishme se ne sepse njerez te opozites edhe u vrane. Nese e mbaj mend mire historine, zgjedhjet u delegjitimuan dhe opozita fitoi te rejat. Po Bangladeshi eshte me i varfer se ne por nuk eshte vend pa dinjitet. Bangladeshi eshte atdheu i Amartya Sen nje nga gjigandet moderne te ekonomise, filozofise morale dhe reformimit social dhe i Muhammad Younus qe revolucionarizoi kreditimin e te pamundurve (te dy nobeliste). E vertete eshte dhe qe eshte nder kryeqendrat e sweatshop-eve sepse ka shume disfavore klimatike dhe konflikte te tjera qe i mbajne pagat e uleta por eshte e felliqur t’i trajtosh si jo-njerez. Nuk ka ndonje te dhene qe ne jemi me te mire, me te zgjuar apo me shume demokraci-dashes se ata, por lideri jone global e di boten shume te vogel. Rama eshte nje turp kombetar per injorancen dhe neandertalizmin intelektual qe nuk le rast pa e shfaqur. Keshilltar ka vec urrejtjen dhe zbrazetine morale.

    1. ik o ner Loqja mos na boj si gjitholog me informacione nga wikipedia…e dhjeve me perkrahjen e kryeprokurores..ik ik

  2. Zbardhen tre ngjarje kriminale, pjesë e një organizate edhe vëllai i ish kreut të minibashkisë 4 në kohën e Lulzim Bashës,o neri mos ja thith vete ti pallen e mendi it rames lejohet qe dhe te tjere shpellkare ta bejne ate thithjen e palled se rames

    1. I paloqe, e thith ti megjith qenin e tredhur nga perendia rramen. Jo per gje po ju kurvat e te majtes, e keni normale thithjen sepse chefat ju ….
      ijne juve ne bith grate e vajzat tuaja Koperative ku ka du o tre qe bejne kodoshin dhe te tjeret si ky i paloqja a qe qihen, e qe tjithin pa pushim!

  3. অনেক কাজ আছে তবে পেশাদার নেই। গ্লোবাল লিডার সেরা অর্থনৈতিক পরিকল্পনা আছে। সেরা পেতে এবং অলসতা দূর করতে। মিডিয়া যা বলেছে তা সত্য নয়। আপনাকে ধন্যবাদ নেতা।

    1. বাংলাদেশ থেকে চিত্রশিল্পী thotë:

      আপনি যা বলেছেন তা একেবারে সত্য। আমাদের নতুন নেতার প্রশংসা করুন। ইডিআই রমা

  4. I paloqe, e thith ti megjith qenin e tredhur nga perendia rramen. Jo per gje po ju kurvat e te majtes, e keni normale thithjen sepse chefat ju ….
    ijne juve ne bith grate e vajzat tuaja Koperative ku ka du o tre qe bejne kodoshin dhe te tjeret si ky i paloqja a qe qihen, e qe tjithin pa pushim!

  5. KY BASTARD QE ANKOHET SE SHQIPTARET DUN PUNE SHTETI OSHT PERSONI WE I KA MESU SHQIPTARET ME SE SHUMTI ME PUNE SHTETI SE NGA 85000 VETE WE DUHEN PUNESU NE SHTET SIPAS BE KY E KA CU NUMRIN NE 190000 VETE PA LLOGARIT ATO MIJRA NE UJSJELLSA E ELEKTRIK E KU DI UN WE VETEM EMRIN KA SE NUK SHKOJNE NE PUNE

  6. Ky nuk eshte budalla por eshte njeri i lig. Lugati dy metrosh eshte agjent i qarqeve anti-shqiptare qe po punon per zhdukjen e kombit shqiptar. Backgroundi dhe origjina e tij e vertete eshte nje mix i vlleheve arumun me llacifac arixhinj grek prandaj ai ka nje urrejtje deri ne terbim kunder shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *