• |
ide | kryesore

Punëtorë nga Bangladeshi/ Rama: Ku merr vesh Ditmir Bushati nga këto punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë për komentin e Ditmir Bushatit për deklaratat që Rama bëri në takimin me pronarin e një fasonerie në Shkodër të cilit i kërkoi të merrte punëtorë nga Bangladeshi.

Sipas Bushatit, pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit.

Rama u pyet në emisionin “Open” tha se nuk kupton Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare.

“Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare? Ai është brenda nesh por nuk do të thotë që kupton. Ditmir Bushatin do flasim tani, më mirë këta që kemi këtu. Unë kuptoj shumë mirë. Se unë nuk them gjëra që nuk i kuptoj”– tha Rama.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *