• |
ide | kryesore

Rama: Albin Kurti më dërgoi mesazh për ta ndihmuar me vaksinimin e mësuesve

Arkiva



Kryeministri Edi Rama, nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës, tha se homologu kosovar Albin Kurti i kishte dërguar një mesazh që ta ndihmonte me vaksinimin e mësuesve në Kosovë.

Sjellim në vëmendje që Kosova ka marrë dozat e para të vaksinës anti-Covid dhe ka nisur vaksinimin për “bluzat e bardha”.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falënderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë  mjekët, sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Me dëngla? Duke fjetur gjumë? Ndërkohe që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën e atje,”  tha Rama.



1 Comment

  1. Jo mor doç nuk behen as me llafe as lme dengla! deri sa ta thote vete Kurti, o rrenacak i pacipe? nuk te besojne!Sepse ne jeten tende prej muti vetm me rrene jeton! Ne fund te fundit eshte nje menyre jeteses kjo: Rrej vidh tradheto ,rrej vidh tradheto,rrej vidh tradheto, deri sa te shkosh ne te sateme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *