• |
ide | kryesore

Rama përplaset me Ditmir Bushatin për puntorët bangladeshës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndonëse e ka pasur për 5 vite njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit Edi Rama po e fut edhe Ditmir Bushatin mes kazanëve të shumtë kundër tij, ashtu siç i etiketon ai ata që guxojnë të mos mendojnë si ai.

I gjithë problemi ka lindur pas bisedës së kryeministrit me një biznesmen të fasonerisë në Shkodër të cilit Rama i tha se është më mirë të marrë punonjës nga Bangladeshi dhe ti heqë ata nga puna kur fillojnë të mësojnë shqip.

Kjo e detyroi ministrin e jashtëm të reagojë në Facebook. “Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim”. Duke u nisur nga një këndvështrim tejet social që këmbëngul se një sipërmarës nuk mund të krijojë mirqënie pa kohezion me punonjësit e tij ai shkruajti: “Nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot”!

Por i pyetur për gafën e tij me punëtorët nga Bangladeshi dhe për komentin që bëri ish ministri i jashtëm për të, Rama e humbi toruan. Ai iu drejtua moderatores Eni Vasili: “Lerë tani mos na bëj këto muhabete. Do bëjmë muhabet serioz apo jo. Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ai është brenda nesh, po nuk do të thotë se kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ke këta më mirë (për gazetarët në studio). Edhe Arjoni që kupton më shumë ekonomi nuk flet për këto”, tha Rama në “Open”.

Në fakt, gafa e Ramës që shqiptarët duhen zëvëndësuar me puntorët bangladeshës që nuk dinë as gjuhën as kanë pretendime demokratike ka ngjallur shumë reagime, njësoj si me thirrjen që ai i bëri sipërmarësve italianë që u tha: “Ejani këtu se këtu s’ka sindikata”.

Por, në vend që të bëjë prapa ktheu, Rama fillon e sulmon ata që kanë një këndvështrim të ndryshëm nga i tiji. Këtë herë qe radha e Ditmir Bushatit që u cilësua si njeri jo serioz dhe që nuk kupton.

©Lapsi.al 



8 Comments

    1. Ky bastardi dhe birbastardi, ditzi bushati, eshte tipik nga ato vemjet e peshtira, gjysem analfabete, kungujt e rritur nenhije, megalloman ne injorancen e tij.
      Kam nje eksperience personale, kur ky sharlatan, gjate nje takimi me ministrin e jashtem turk, pasi foli kodra mbasbregu, per rreth 2 ore, ne fund hodhi perlen e xhahilit, duke pyetur; “a eshteTurqia vend eksportues gazi”, perle e vertete e injorances.
      Turqia, importon 99.3% te gazit qe konsumon.
      Te pyetesh per Turqine sesa gaz eksporton, eshte si te pyesesh per numrin e arinjve polare qe jetojne ne shkretetiren e Saharase apo per rendimentin e bananeve, ne Polin e Veriut! KAQ!

  1. গ্লোবাল লিডার ঠিক বলেছেন, এটি অর্থনীতির জন্য সেরা বিকল্প।

    1. বাংলাদেশ থেকে চিত্রশিল্পী thotë:

      তাদের ভাষা শিখবেন না। আমি সেরেল-এ আবাসন খুঁজছি

  2. Edi Rames I duhet permendur emri I Ditmir Bushatit nje jave rrjesht dhe do shikoni si do e leshojne nervat fare! E ka kompleks Ditmirin sepse kujton qe ka zgjedhur rrugacin Tom Doshi si ortak dhe jaran!

  3. Ky bastardi dhe bir bastardi, Ditzi Bushati, eshte tipiku i vemjes se peshtire, gjysem analfabete, kungujt e rritur nenhije, megalloman ne injorancen e tij.
    Kam nje eksperience personale, kur ky sharlatan, gjate nje takimi me ministrin e jashtem turk, pasi foli kodra mbasbregu, per rreth 2 ore, ne fund, hodhi perlen e xhahilit, duke pyetur; “a eshteTurqia vend eksportues gazi”, perle e vertete e injorances.
    Turqia, importon 99.3% te gazit qe konsumon.
    Te pyetesh per Turqine sesa gaz eksporton, eshte si te pyesesh per numrin e arinjve polare qe jetojne ne shkretetiren e Saharase apo per rendimentin e bananeve, ne Polin e Veriut! KAQ!

  4. Ky nuk eshte budalla por eshte njeri i lig. Lugati dy metrosh eshte agjent i qarqeve anti-shqiptare qe po punon per zhdukjen e kombit shqiptar. Backgroundi dhe origjina e tij e vertete eshte nje mix i vlleheve arumun me llacifac arixhinj grek prandaj ai ka nje urrejtje deri ne terbim kunder shqiptareve.

  5. Une i sjell punetoret nga Bangladeshi, jane hallexhinj shume fare dhe jane rob te mire. Shqiptaret i coj me pune ne Europe, jane hallexhinj dhe shqiptaret duan shume para se kane borxhe si puna ime! Keshtu eshte zgjidhur ky muhabet, po bejme llafe kot.. Nuk jane punetoret problemi por hajdutet qe po vjedhin shtetin ne cdo hallke, qe nga gjyqi i Bexhetit deri te Tirja eshte shtet i degraduar .. duhet reforme njerezore Edi, jo te shash intelektualet e te vesh ne pune bythelepiresit se keshtu perfundon ne sketerre i padeshiruar nga njerezit, jo vaksina tu japesh po edhe floririn qe mban fshehur poshte ne bodrumet e Surrelit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *