• |
ide | kryesore

Sfida në televizione/ Sonte në “Prime Time” Basha kundër Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme



Ndërsa zgjedhjet afrojnë dita ditës, edhe daljet televizive të liderëve të dy kampeve politike intensifikohen. Sonte, Lulzim Basha dhe Edi Rama do të jenë të dy Live në ora 21:00, i pari në ‘Opinion’, ndërsa kryeministri në ‘Open’.

Me një situatë politike të ndezur, ku Covidi, korrupsioni, krimi e bilancet e qeverisë ‘Rama’, kanë peshën më të madhe të debatit zgjedhor, Lapsi.al ka mësuar detaje nga emisionet e sotme.

Lulzim Basha do të jetë i ftuar në ‘Opinion’. Paneli që ka përgatitur Blendi Fevziu përbëhet nga katër gazetarë. Gerta Zaimi, Mentor Kikia, Andi Tela, dhe Blendi Sala. Ende nuk ka detaje specifike mbi temat e debatit.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit do të jetë i ftuar në Open. Ndërsa nuk dihet ende paneli përballë Ramës, temat për të cilat ky i fundit do të pyetet kanë rrjedhur në media. Ato do të jenë: bilanci i qeverisë, premtimet e pambajtura dhe reformat e papërfunduara; fushata elektorale, krahasimi me opozitën; pikëpyetjet rreth vaksinimit; çështja Doshi dhe replikat me ambasadën amerikane, ndërhyrjen e BE-së në fushatë dhe raportet e Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Edhe pse liderët politikë konkurojnë në një palë zgjedhje, e i shohim të përplasen kudo e për gjithçka, vetëm ballë për ballë në debat nuk i kemi parë dot kurrë. Ndërsa një debat i tillë do kuriozonte gjithkënd dhe do mblidhte një audiencë rekord, asnjë emision, panel a rrethanë nuk e ka bindur dot Ramën të përballet Live me kundërshtarin e tij në TV.

Basha i ka bërë thirrje të njëpasnjëshme kryeministrit. Në një pikë kryedemokrati tha para kamerave se ka që në vitin 2011 që e fton Ramën në debat por ky i fundit refuzon. Ndërsa Rama në ‘Opinion’ para pak ditësh tha se nuk do të bëjë debat me një lider fals, duke përmendur Sali Berishën dhe Ilir Metën si kryetarë të opozitës.

Fatkeqësisht, më e shumta që shqiptarët mund ti marrin udhëheqësve politikë është një garë indirekte për klikime, sesa një përballjë planesh, bilancesh, premtimesh por edhe karakteresh. ©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Gjelat duhet te jene ne nje kotec kur zihen! C’kuptim ka, njeri andej, njeri kendej?! Nuk marrin pak shembull nga aleati yne historik me demokraci mbi 200 vjecare?! Jo per gje, por kur flasin per U.S, i keni pare, bilbil jane nga goja.

  2. SFIFA PERSONALE PER INTERESAT E TYRE NE TELEVIZIONE
    DHE REALITETI TE NESERMEN ESHTE : KARIN NE BYTHE POPULLIT
    KUSH BESON TEK KURVAT QE NUK DUAN NRYSHIM , DO DHE ESHTE IDIOT

  3. në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – 15.10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më.

  4. O ramziu qe ua bere jeten malore shqiptareve po ti skishe bythe te mateshe me Salen atehere e as me Lulin sot se ske as njohurite me minimale juridike ekonomike a sociale se si funksionon nje shtet aq me pak te justifikosh kete katrahure qe ke krijuar ne 8 vite.

    1. Ne momentin kur nje vend shkon ne lufte civile pergjegjesi i pare dhe i vetem eshte kryetari i shtetit i cili ndeshkohet me ligj per paditurin dhe papergjesin e drejtimit te shtetit.
      A e kupton kete aksiome te thjeshte o idiot i ores 18:07 ??????!!!!!

  5. Kuckat me rroge qe komentojne per Rilindjen.

    Gjeni pune tjeter, se jua ka hequr breket Rilindasi i madh.

    Koncesione te reja ju presin.

    Para Qyl per oligarket.

  6. “Sfida në televizionet Klan e Top Channel” ?
    Duke kaluar sot nga njeri kanal televiziv tek tjetri, gjeje po të njejtën tallava.
    Do të dilte o Rama ose Veliaj , që të dy me të njejtin stil kllounadash vetëm duke sharë e tallur opozitën.
    Ndryshimi ishte vetëm se Rama mburrte veten e shabte të gjithë, kurse Veliaj shante të gjithë e si Beluli lëvdonte Ramën

  7. Te mbarojme punen e nisur thote Qelbesira
    e Rilindjes.

    1. Te bejme reuget e mbetura me pagese

    2. Te dhurojme ca ka mberur twk Oligarket.

    3. Te krijojme kultin e Udheheqesit Te Perjetahem te Madh Rilindas.

    Lum ne qe eshte ky

    4. Pishteti i te madhit. I di i madhi.

    Nje tufe Rilindasish qe i bindwn te madhit.

  8. Kur e pyeten nje hajdut ne burg per Bashen apo Ramen ai na tha neve–Ne hajdutet nuk kemi asnje problem me shtetin ,vetem me policine kemi probleme,sepse te gjithe politikanet jane si ne Hajdute,po vjedhin me ligje.
    Me shume ka hajdute politikane se sa hajdute ordiner—keshtu tha hajduti K.B.
    Mjere atij qe i merr koka ere dhe bertet se politika do ta hedhi ne pleh.
    Ato pordhet e Metes apo te Bashes apo te Rames –atdheu,patriotizmi,punesimi etj etj jane sallate .
    Asnje shtet nuk e ka zgjidhur dot emigracionin,ne Itali te japin shtepi me 1 euro qera /muaj vetem te banojne qytete dhe fshatra komplet fantazme.

  9. Ky turi gaforja kryeminister per cfar do flasi ne open ,apo per vaksinat qe ka sjelle nga Kina qe po vdesin njerezit ,pse nuk e ben vete me te gjitha ato bucet e qeverise por ja u ben popullit te thjeshte.Lajmi fundit nje grua ne Berat vdiq 8 ore mbasi mori vaksinen Kineze.

  10. Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur me dorën e tij tre versione me të dhëna të ndryshme në formularin e dekriminalizimit, duke konsumuar në mënyrë flagrante veprën penale të falsifikimit të formularëve, parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal. Për veprime të ngjashme janë marrë të pandehur dhe janë dënuar zyrtarë të nivele të ndryshme në Shqipëri, përfshirë edhe ish-kryebashkiakë, por për Berishën, deri më sot, ligji dhe drejtësia nuk ka vepruar në mënyrë të barabartë. Pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, me të cilin Partia Demokratike krenohet, duke e shpallur edhe si kauzën kryesore të saj, Sali Berisha firmosi për herë të parë formularin e dekriminalizimit në 20 prill 2016, pa asnjë shënim, përveç gjeneraliteteve në krye të dokumentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *