• |
ide | kryesore

Tiranë/ Kapet me armë zjarri në banesë dhe në makinë, arrestohet 26-vjeçari

Arkiva



Një 26-vjeçar me iniciale M.T. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit në makinë dhe në banesën e marrë me qira i janë gjetur dy armë zjarri. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *