• |
ide | kryesore

Arbër Çekaj reagon ashpër për arrestimin e babait: Është një klan që kërkon të na përfshijë në trafik kokaine

Arkiva, Lajme, Të fundit



I dënuari për sasinë e 613 kg kokainë në Shqipëri, Arbër Çekaj, reagoi ashpër për arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë, si pronar i një kompanie të re që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.

Në seancën e fundit në Apelin e Posaçëm, Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.

“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj në seancë, sipas gazetares Klodiana Lala.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Disa muaj më vonë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Ndërkohë, babi i tij, Selim Çekaj, u arrestua ditën e djeshme për trafikimin e 49 kg kokainë, e gjetur në një kontejner me banane të porositur nga Ekuadori. Me gjithë problemet e të birit, 72-vjeçari kishte hapur sërish një kompani, me anë të së cilës me sa duket kryente dhe trafik kokaine.



3 Comments

  1. me siguri ashtu do jet. ti je i pafajshem, je i perdnjekur politik se ste len te transportosh kokain me ton, nderkoh qe shok te tjer trasportoj pa problem. kerko azil politik ne kolumbi

  2. Po pse more zotri yt ate ne moshen 72 vjecare I hyn tregetise, asaj tregti e per te cilin ti je I arrestuar??? Nuk ju rri menderja rehate è.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *