• |
ide | kryesore

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Mjaftuan vdekjet e paqarta të dy të moshuarve, të cilét morën dozën e parë të kinezes CoronaVac, që çadra e stërmadhe e ngritur për vaksinimin në sheshin Skënderbej të boshatisej dhe të ishte larg dyndjeve të ditëve të para.

Lexo më tej:

Vdekjet pas dozave kineze/ Boshatiset vaksinodromi në sheshin Skënderbej

Nëse autoritetet shtetërore bënë me dije se kishin arritur që të vaksinonin, prej 30 marsit, plot 50 mijë vetë, si pasojë e stepjes dhe frikës, këto shifra kanë rënë ndjeshëm.

Pamjet e publikuara sot qenë dëshmia më evidente e një sprapsjeje nga ajo që Edi Rama po përpiqet ta etiketojë si krenarinë më të madhe të jetës së tij.

Natyrisht, dy jetët e humbura, nuk janë provë për efektet vdekjeprurëse të vaksinës kineze, madje as nuk mund të thuhet me siguri shkencore, se ato kanë ardhur si pasojë e injektimeve me CoronaVac. Por, ama, mund të pohohet me gojën plot, se ato kanë ngjallur dhe panik dhe mosbesim të madh.

Dyshimet për vaksinën/ Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka raste fatalitetesh pas marrjes së dozës

Kjo ka shpjegimin e saj, që i kapërcen, qoftë arsyet shkencore, qoftë argumentat mjekësorë. Ato janë më shumë politike.

Fakti se Edi Rama deklaroi fillimisht që ai nuk do të pranonte kurrë vaksina lindore, të pa miratuara nga autoritetet e BE dhe SHBA-së, por u detyrua ti sjellë ato para zgjedhjeve, e bëri të dyshimtë këtë proces.

Mënyra se si ai po e përdor vaksinimin, ç’do ditë e më shumë për fushatë, bëri që pikpyetjet të shtohen.

Pathosi i mjekëve qesharakë, që vënë bythlëpirjen ndaj pushtetit përpara profesionit të tyre, për të mbrojtur një vaksinë për të cilën ende nuk ka studime shteruese, e lëkundi edhe me tej besimin.

Insistimi i ndonjë reporteri sharlatan, që në lajmet qëndrore i etiketonte si të papërgjegjshme mediat që ngrinin pikpyetje mbi dozat kineze, la shijen se kemi të bëjmë me një fushatë propagande dhe jo me një përkujdesje për shëndetin publik.

Pra, dalë ngadalë, u instalua dyshimi se e gjithë kjo rokopujë ishte planifikuar për të shpëtuar Edi Ramën dhe jo jetët që rrezikonte pandemia.

Prandaj, kur ndodhën dy aksidentet e para, kur ato u përdorën me tone alarmiste nga Sali Berisha, kur ndonjë mjek kotravers bëri thirrje publike për ndërprerjen e vaksinimit me CoronaVac, peshorja delikate e besimit u përmbys. Shumëkush u ndje në të drejtën e tij për të dyshuar se po vaksinohej sot, për të shërbyer si kavje për fitoren e Ramës një muaj më pas.

Dhe fajin për këtë e ka fund e krye shefi i qeverisë. Duke u identifikuar me vaksinën që “shqiptarët nuk do ta kishin pa të” dhe që do ta humbisnin nëse fitonte opozita, duke bredhur nëpër qendrat e vaksinimit, i shoqëruar nga prijësit e listave elektorale të PS-së, duke e shndërruar armën e vetme kundër kovidit, në një mjet për rizgjedhjen e tij, ai bëri çështë e mundur për ta minuar këtë proces jetësor. Duke u sjellë kështu ai e detyroi ç’do kënd të ngrejë pyetjen: a i dhimset më shumë jeta ime, apo karrigja e tij?  

Edi Rama është në konflikt interesi me farmakovigjilencën dhe me efektet anësore që ajo mund të zbulojë.

Prandaj, që besimi të rikthehet ai duhet të zhduket nga qendrat e vaksinimit. Ai nuk ka nevojë as të çpohet në publik dhe as të dalë në aeroport. E vetmja gjë që i kërkohet, nëse ka vërtet qëllim të shpëtojë jetë, është injektimi i një doze demokratike.

Ajo do ti mësonte se, një fushatë, kaq fraxhile si kjo e vaksinimit, nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë për mascot figura polarizuese dhe ndarëse. Vendin e tyre duhet ta zënë shkenctarë të ndershëm e të gjithë pranuar, që ngjallin realisht besimin e publikut.

Ndërsa po vazhdoi të lidhë ambicien elektorale me procesin e vaksinimit, ai do ti dështojë dhe njërën dhe tjetrën. Sepse në këto kushte, mjafton një incident sporadik, për të krijuar një ortek të madh rrefuzimi, si ai që po shohim në sheshin Skënderbej.   

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Bushat s po kuptojm o burr disa e shajn vaksi pordhen e Chines, ky Pordha e madhe Din shumi na del neper ekrane , lavatriqe, frigorifer, makina, banjo?, dhe thote me degjoni mua vaksina Chineze esht me e mira.???tashi ke te besojm ne Specialistet apo gjithollogun qe ka shokun me te ngusht GOMARIN e Rrem sherrgjiut.

  2. Rama eshte bere kaq i pabesueshem, saqe njerezit jane me te predispozuar te rrezikojne duke mos e bere vaksinen se sa te marrin nje rrisk minimal duke e bere vaksinen. Daljet publike te Rames qe flet per ikje nga vendi dhe per marrje te punetoreve bangladeshas ne vend te shqiptareve, shtojne dyshimin se shpopullimi i vendit po kerkohet me cdo kusht, qofte edhe duke bere eksperimente me vaksina kineze te prodhuara ne Turqi dhe, si Kina si Turqia, nuk jane shtete qe njihen per prodhim te markave te tyre, por vetem per kopjim.

  3. Andi,

    te gjitha pyetjet qe ti ngre, jane pyetje retorike.
    Ramazoni as qe e rruan per shendetin e miletit por vetem per te mbajtur pushtetin. Dhe fakti qe po ben edhe palacolleqet me te medha per te ruajtur b. e vet tregojne qe zullumi eshte trashur aq shume sa frika i ka hyre ne palce. Te sjellesh vaksina te pacertifikuara ne Europe dhe Amerike eshte bixhoz i madh dhe vetem nje hall i madh e ka detyruar ta beje kete.
    Nga ana tjeter rrenat me numrat e te infektuarve nuk i ha njeri.
    Ne gjithe boten dhe ne vendet e rajonit numri i rasteve po ngrihet frikshem si pasoje e varianteve te reja te virusit. Vetem ne shqiperi trajektorja e infektimeve ndjek rrugen e Surrelit. Tani qe jane zgjedhjet ka filluar dyshezen.
    Ky eshte turp nga ana etike por besoj edhe krim nga mjeket qe bejne kete loje me numrat.

    Mjafton to shikosh ne google trajektoren e infektimeve ne Shqiperi dhe ta krahasosh me cdo vend dhe e kupton se trajektorja shqiptare eshte nje cmenduri.

    1. Është fare e thjeshtë.
      Ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë kohës së pandemisë.
      Çeësi i matjes së përhapjes së infektimit me këtë virus, është testimi.
      Sa më pak testime të bëhen, aq më pak të infektuar dalin, sa më shumë testime bëhen aq më shum shtohet numuri i të infektuarve.
      Akoma besoni se për testimet vendos komiteti me kryetare bukuroshen Karçanolli ?
      Rubinetin e testimeve e ka pasur dhe e ka vetëm një person në Shqipëri e ky është dymetroshi.
      Kur i intereson e hap njëçikë më tepër e kur nuk i intereson e mbyll thuajse fare.
      Sa për numurin e viktimave, ja ka gjetë edhe kësaj një rubinet tjetër.
      E hap rubinetin e informacionit për numurin e viktimave, aq sa do vetë e jo sa është numuri real.
      Kur do që ti trembë shqiptarët me koronavirusin, duke u shitur se e ka në dorë ai përballjen me te, e ngre numurin e viktimave, e kur sheh se ky numur ja kalon ndjeshëm gjithë vendeve të botës, fillon dhe e mbyll rubinetin.
      Me vaksinat është një tjetër histori e që në kushte normale të një shteti ligjor, ai duhej ndëshkuar nga drejtësia.
      Me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor, janë vënë nene të reja ndëshkuese për abuzimet në fushatat elektorale.
      Nuk i lejohet asnjë qeverie , parti në pushtet, që duke përfituar nga pushteti , 4 muaj para zgjedhjeve të bëjë veprime të tilla si propogandimi i vaksinave, një mjet që e paska vetëm kryeministri në dorë për t’ju shpëtuar jetën shqiptarëve.
      Rama arriti të bëjë deri edhe deklaratën skandaloze që po të mos më votoni mua, do të ngeleni pa u vaksinuar.
      Këtë deklaratë ai e bëri publikisht e KQZ që e ka për detyrë të mbrojë ligjet e kodit zgjedhor, asqë ka nevojë që të presë një denoncim, por duhet të mblidhet menjëherë e ta ndëshkoje Ramën, sipas dënimeve që parashikon ligji.

  4. Fakti qe Kina nuk tregon rezultatet shkencore, qe jane disa raste si ne Kili apo Brazil ku infeksionet kane ndodhur edhe pse njerezit jane vaksinuar tregon qe ka nje problem te madh me kete vaksine.

    Kina qe eshte pergjegjesja kryesore per planetin me covidin e krijuar ne laboratoret e saj nuk ka te drejte minimale as morale te afroje vaksinen.

    Sa per KM tone ai mbetet nja sharlatan qe vetem ben autogola.

  5. Vaksina kundër sharlatanizmit nuk është shpikur ende.

    Rama dhe ndjekësit e tij nuk e kuptojnë që proçesi i vaksnimit është tejmase delikat. Duhet transparencë maksimale, kontroll të rreptë ndaj llojit të vaksinës që do zgjidhet dhe sensibilizim nga profesorë, mjekë dhe ekspertë të fushës në menyrë që të bindet popullata që ajo çfarë po u injektohet në trup është diçka e mirë dhe që do i shpëtojë në rast infektimi.

    Problemi fillon në momentin kur Rama e përdor si armë propagandistike elektorale.
    Në momentin që Rama nuk tregon asgjë se si, se çfarë janë, çfarë sigurie dhe efikasiteti kanë dhe se ku i ka marrë vaksinat, ka humbur automatikisht besimin e gjysmës së popullatës, dhë në momentin që dalin rastet e dyshimta që nuk dihen me siguri a janë të lidhura direkt me vaksinën apo jo, humbet besimin edhe të gjysmës tjetër.
    Dhe problemi nuk është se kanë humbur besimin te Rama (se as votuesit e tij skanë besim te ai si individ dhe ent qeverisës), por rrezikojmë të humbin besimin te vaksina në tërësi si mjet parandalues kundër sëmundjeve, dhe kjo do të jëte e dëmshme jo vetëm për këtë pandemi por dhe nëse do ketë pandemi të ardhshme pasi do shikohen me dyshim (kur arriti Rama ti marri e ti fusi në valixhe pa kontroll dhe pa protokoll sikur të ishin patate, çfarë e garanton sigurinë dhe efikasitetin e tyre).

    Vaksinimi është hapi i fundit në proçesin e daljes nga pandemia, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është keqmenaxhuar i gjithë proçesi, që nga parandalimi, mjekimi, shërimi dhe sensibilizimi.

  6. Vaksinodromi eshte vertet termi i sakte i nje marrezie qe ngjet vetem ne Shqiperi, vaksinime ne sheshe te hapur!

    Por skandali me i madh eshte se Shqiperia fale marrezise Rama eshte vendi i vetem ne glob ku vaksinat nuk merren nga Kompani Prodhuese (qe garantojne edhe sigurine), por merret nga…Kompani Tregetare qe nuk mbajne kurrfare pergjegjesie per mallin qe sjellin!

    Vaksina kineze Sinovac nuk ka marre certifikim nga EMA dhe eshte sjelle ketu nga nje Kompani Tregetare Turke

  7. Paska dale grupi byrektorja i shqupit ne sulm kunder vaksines kineze,por harrojne edhe keta edhe Bushati qe me kete vaksune jane vaksinuar 15 nilione Turq,gjithashtu Bushati si cinik qe eshte shperndan tymnaje qe ne fillim nuk e donim kete vajsine por tani e morem per fushate dhe harron me vetdije qe ishte vete europa qe ne fillim ishte kunder vaksinave qe vinin nga vendet

  8. Shqiptaret duan nje vaksine ne byth,ama shqiptare.
    Hi mos shkoni se mbas 25 prillit do ta heqim edhe koronen.
    Basha do ta beje vaksinen tek SHQUPI.

  9. Mbas 25 Prillit do bejme vaksinat tona tek halet e kinema Partizani (emri i vjeter).
    Votoni per Bashen dhe pastaj beni vaksinat se ne jemi race muti dhe duam kake ne goje.
    Kanadaja,Brazili,Spanja etj etj bejne vaksina nga e gjith bota dhe biles nuk ka.

  10. Spanja ben vetem vaksina te aprovuara nga EMA, qe do te thote: Pfizer, moderna, astrazeneca dhe jo vaksina ruse e aq me pak kineze. Per Kanadane nuk kam te dhena dhe sa per Brazilin, shiko sa keq jane shifrat dhe ecuria e pandemise atje.

  11. E qija nonen ca ben inati shqiptarit. O and karabushi mos e bej vaksinen e vdis. Sdo i rruhet njeriu kari per ty

  12. je nje rrot kari ti Andi Bythati qe nuk e ke shokun. Zaten kelysh komunistesh brez pas brezi Te qifsha idhullin tend Sali Shpellen, mer kar i lales

  13. Ndersa ti beje vaksinen dhe vdis. Rezultati i njejte. Ndryshimi qendron ne faktin se Andi ruhet sepse nuk e ka bere vaksinen, ndersa ti nuk ruhesh dhe probabiliteti qe ti te vdesesh eshte me i madh.

  14. Andi, mendoj se ke nje gabim taktik qe e ke anashkaluar – Te gjitha vaksinat jane helme, njera më e rrezikshme se tjetra dhe njerzit nuk duhet të fusin në trup asnje nga to. Sinqerisht më vjen keq që ke rënë pre e propagandës qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *