Një person është aksidentuar mesditën e kësaj të premteje në mbikalimin e Sukthit. Nga policia bëhet me dije se personi i aksidentuar është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë për disa minuta, trafik është bllokuar në këtë aks rrugor për shkak të aksidentit.