• |
ide | kryesore

Eksperti amerikan: Vaksinimi mund të parandalojë krijimin e varianteve të reja të virusit

-Instant, Lajme, Planet



Vaksinat për koronavirusin duket se ofrojnë mbrojtje kundër varianteve të identifikuara tashmë, por ato janë të nevojshme edhe për të parandaluar variantet e radhës. Kështu është shprehur kirurgu i SHBA-ve, Dr. Vivek Murthy të premten për mediat.

“Lajmi i mirë është që vaksinat që ne kemi deri më tani, kanë treguar që mund të jenë si të sigurta ashtu edhe efektive, edhe kundër varianteve,” tha Murthy.

“Ne jemi të shqetësuar se në të ardhmen, disa nga këto variante mund të jenë akoma më shumë rezistentë ndaj mbrojtjes që të ofron një vaksinë.”

Murthy tha po ashtu se zhvillimi i varianteve është një faktor motivues për të rritur shkallën e vaksinimit.

“Ne gjendemi në këtë garë mes vaksinave dhe varianteve. Sa më shpejt t’i vaksinojmë njerëzit, aq më shumë mund të jemi në gjendje që të ulim sasinë e infektimit në komunitetet tona.”

Sipas tij, kur shkalla e infektimeve është e lartë, më të larta janë edhe shanset që virusi të shumohet, të pësojë mutacione dhe të krijojë variante të reja të vetes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *