• |
ide | kryesore

Festuan me armë ditëlindjen e shefes, largohen nga “Shqiponjat” 4 policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë rikthyer në detyrë 4 punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, te cilet ishin pezulluar pak dite me pare, pasi qelluan me arme zjarri, duke festuar ditelindjen e shefes se tyre.

Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat “Shqiponja”, duke u transferuar në komisariatet e policise Lezhe, Kurbin dhe Mirdite. Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Lezhës. Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

4 policet u shfaqen ne nje video, duke festuar ditelindjen e shefes se tyre ne orarin e punes madje duke qelluar dhe me arme zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *