• |
ide | kryesore

Jamie Spears: Britney më detyrohet 2 milionë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i këngëtares,Britney Spears ka kërkuar së fundmi që ajo të mbulojë kostot e tarifave të tij ligjore.

Në një deklaratë të paraqitur sënga avokatët e Jamie ai kërkon që pasuria e saj të mbulojë kostot e gati dy milionë dollarëve.Gjithashtu ai kërkon që të kompensohet për kohën që kaloi si kujdestari i Britney nga periudha 1 nëntor 2019 deri më 28 shkurt 2021.“Unë jam i autorizuar dhe më lejohet të marr kompensim përmes korporatës sime të shërbimeve personale Spears Management, Inc., për shërbimet e kryera si konservator i pasurisë së Britney Jean Spears, në shumën prej 16 mijë dollarësh në muaj plus dy mijë dollarë në muaj për koston e një hapësire zyre në një vend i sigurt që i kushtohet aktiviteteve të znj. Spears”, u shpreh Jamie.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *