• |
ide | kryesore

Lumir Abdixhiku: Nëse Kurti nuk tërheq ligjin për zgjedhjet, e çon vendin në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha sot se nëse Albin Kurti miraton në mënyrë të njëanshme ligjin zgjedhor, atëhere LDK nuk merr pjesë në zgjedhjen e Presidentit dhe Vetvendosja mban përgjegjësi për futjen e vendit në zgjedhje të reja.

LDK thotë se vendi ka nevojë për reformë të fortë zgjedhore dhe jo për një ligj të jashtëzakonshëm, që përdoret për shantazh.

Më parë, kryesia e LDk kishte deklaruar se do të merrte pjesë në seancën parlamentare, ku edhe i jepte mundësi Vetëvendosjes të bënte korumin e domosdoshëm për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Qëndrimi i LDK vjen pasi të Kurtit për të ndryshuar ligjin zgjedhor, ku parashikohet që t’i jepet mundësi emigrantëve të votojnë në ambasada dhe konsullata të vendeve ku ata jetojnë.

Çfarë tha Albin Kurti në seancë

Deklarata që vë në rrezik një marrëveshje të heshtur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente u bë në kuvend nga Albin Kurti.

“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje” tha Kurti.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *