• |
ide | kryesore

Të zhveshur dhe njëri me kokë të prerë/ Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Spanjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë në një nga autostradat e Spanjës ndodhi një aksident mjaft i rëndë, por mbi të gjitha shumë misterioz. Një automjet përplasi një tjetër që kishte emaluar me drita të fikuar në mes të rrugës. 2 persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos.

Viktimat ishin një shqiptar dhe një rumun që i përkisnin makinës që kishte ndalur në mes të rrugës. Ajo që ngriti dyshime ishte se viktimat ishin të zhveshur dhe njërit i ishte prerë koka. Ishin familiarët që zbuluan se shqiptari është 24-vjeçari Xhuliano Kora.

Sipas asaj që transmetoi TCH, ata e kanë mësuar ngjarjen nga persona të tjerë dhe më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, e cila u ka konfirmuar vetëm emrin e viktimës, por nouk u ka dhënë asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se çështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.

“Xhuliano Kora, i lindur dhe rritur në Fushë-Krujë, 24 vjeç, jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë pasi babai ka vite që i ka vdekur. Xhuliano kishte 4 muaj jashtë Shqipërisë , si çdo i ri që ikën për një jetë më të mirë. Ju lutem sa më shumë shpërndarje që t’i bie shtetit në sy dhe ta marrë situatën nën kontroll. Në media është thënë që viktimat kanë pësuar aksident dhe se kanë qenë pa rroba, madje njërit i është prerë koka”, – shkruan familjari.

Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos në drejtim të Kartagjenës. Një nga hipotezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasën ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *