• |
ide | kryesore

Vdekjet pas dozave kineze/ Boshatiset vaksinodromi në sheshin Skënderbej

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Entuziazmi ia ka lënë vendin stepjes dhe vaksinodromi i ngritur në sheshin Skënderbej është boshatisur pas njoftimit se dy persona kanë humbur jetën pasi kanë marë dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac. Fillimisht u raportua rasti i një 74 vjeçareje nga Berati, Donika Babunja, e cila vdiq një ditë pasi ishte injektuar me dozën e parë të vakzinës kineze të prodhuar në Turqi. Ndërsa të njëjtin fat përsoi edhe një 88 vjeçar nga Tirana dy ditë pasi ishte vaksinuar.

Natyrisht me njëherë pas këtyre lajmeve të hidhura, Komiteti i Ekspertëve i ngritur për vlerësimin e efekteve të padëshiruara pas vaksinimit, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito, u kujdes të theksonte se “2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk kanë lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës”.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Por, nëse nuk është shkencërisht e provueshme që dy humbjet e jetës kanë ardhur nga injektimi i dozës së CoronaVac, garanci nuk ka as hipoteza e kundërt. Pasi deri më tani nuk ka studime shkencore dhe të mirfillta lidhur me ekeftet anësore të tre vaksinave kineze që tashmë janë miratuar në këtë vend, por ende nuk janë çertifikuar sa nga agjensitë europiane as nga ajo amerikane e barnave.

Një mosbesim ndaj vaksinës kineze ka shfaqur edhe një nga shkenctarët shqiptarë që po e ndjek nga afër fushatën botërore kundër pandemisë, pasi jeton e punon në SHBA, Arban Domi.

“Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim të popullatës. Them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri. Së pari, është mosnjohja e të dhënave të sigurisë nga EMA dhe mosçertifikimi. Diferencat e efikasitetit që në të tria rastet klinike shkojnë nga 50-91 për qind, tregojnë për një problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë, duke e marrë efikasitetin e saj, nuk e shoh të mjaftueshme për të realizuar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë”, shpjegon Domi duke apeluar shqiptarët e sapovaksinuar me vaksinën kineze të mos e konsiderojnë veten të imunizuar.

Kompania Sinovac që e ka prodhuar këtë vaksinë përdor teknologjinë më të vjetër të vaksinave, përkatësisht vaksinat e virusit të inaktivizuar. Ato administrojnë një version të vrarë të virusit të sëmundjes duke synuar që me anë të injektimit të shkaktojë një përgjigje të imunitetit. Ato ruajnë fuqinë imunogjene të virusit duke hequr fuqinë e tij patogjene që e inaktivizojmë me metoda të ndryshme (nxehtësi, kimikate) në mënyrë që të mos jetë më virulente, që të mos shkaktojë më sëmundjen ndaj së cilës administrohet vaksina, por që shkakton një përgjigje imune nga prodhimi i antitrupave kanë shpjeguar drejtuesit e kompanisë kineze.

Duke nisur nga fakti se ajo është përdorur masivisht në Kinë, Turqi dhe Brazil autoritetet shqiptare vendosën ta aplikojnë edhe tek ne, në prag të fushatës elektorale. Në fillim vaksina u prit me entuziazëm. Nga 30 marsi deri dje statistikat zyrtare treguan se numri i të vaksinuarve në vend kishte shkuar nga 100 mijë në 150 mijë (dy postimet e Rames poshte).

Por, pas njoftimit për dy vdekjet skepticizmi për të është shtuar maksimalisht. Këtë e treguan edhe fotot e vaksinodromit të boshatisur në ditën e sotme të marra nga LSA Photo.

©Lapsi.al

 

 



46 Comments

      1. Ky lajm nga ky qenef mediatik eshte makaber dhe qellimisht kriminal. Ne nje vend normal nese nje media do te botonte nje lajm me titull dhe permbajtjen e mesiperme do te ndiqej penalisht – gjobitej shume rende dhe autori dhe botuesi do te perfundonin ne burg per krijim dhe perhapje paniku ne kohe pandemia. Ky lajm do te shkaktoje se s’ben edhe vdekje shqiptaresh te pafajshem. Familjaret e personave qe do te vdesin ne ditet ne vazhdim si pasoj e ketij lajmi makaber t Lapsit do te kene te drejte te hedhin ne gjyq Bushatin dhe Shkullakun per demshperblime lidhur me demin qe ju kane shkaktuar.

  1. Koqe lajm. Po mbaruan 80 vjecaret. Apo duhen shpikur te tjere. Po sikur vaksina te jete efektive, do te mbani pergjegjesi per lajmet e rreme qe prodhoni? Media qe keni frike nga lajmi.

      1. Nje plak ne pallatin tim vdiq dje. Sot kishte diten per te ber vaksinen.
        Po ta kishte ber dje. Do thoshin vdiq nga vaksina.

  2. “culi” thote se dy vdekjet nuk kane lidhje me vaksinen. A mund te na e sqaroje nga ana shkencore se me cfare kane lidhje?

  3. Pse nuk botoni dokumentin zyrtar(qe e kane botuar dhe portale te tjera) ku theksohet se nuk rekomandohet vaksina Sinovac per njerez nen 18 dhe mbi 60 vjec???????

  4. EMA dhe SHBA NUK E KANE CERTIFIKUAR.
    Te gjitha te tjerat jane LLAFE KOTI .
    Neve nuk jemi Turqi qe te luani me jeten tone !
    Duam SIGURI.
    Jo ,Jo,Jo

  5. Po te shkosh te besh fotografine ne mengjes heret normal qe bosh do te jete,hajde i tani dhe fotografoni o lapsexhijte lapsit. 1.Fragmenti i parë i spotit ka të bëjë me një premtim të Edi Ramës që nëse ai do të vinte në pushtet në vitin 2013, do ta ulte çmimin e naftës.

    “Ehaa” – lëshon pasthirrmën xhaxhoja në spot teksa nget makinën, duke lënë të kuptojë për telespektatorin se Rama ia ka futur kot, pra ka gënjyer.

    Realiteti sot është i tillë: Në vitin 2012, që ishte viti i shtatë i qeverisë “Berisha”, çmimi i benzinës në muajin janar ka qenë 190 lekë për litër, kurse çmimi i naftës tregtohej me pakicë me çmim 185 lekë për litër. Mjafton që mediat të hapin kronikat televizive të kohës dhe e vërtetojnë lehtësisht këtë që po them.

    Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, çmimi i karburanteve me pakicë nuk arriti kurrë në ato shifra dhe sot çmimi i tyre është diku midis 150 – 160 lekë për litër. Pra, kemi një ulje të çmimit të karburantit gjë që e nxjerr jashtë loje propagandën e PD-së.

  6. Popull injorant. Nuk e vlerson aspak mundimin e madh te kryeshefit qe u be lypsar per te sjelle ato vaksina. Cfare njerezish! Pastaj i thone edhe marrsh nga ditet tona. Ja pra, beni vaksinen dhe ata qe do kene fatin e madh qe te shkojne atje lart nga vaksinat e kryeshefit, t’i luten Zotit qe ditet qe do i benin mbi toke, t’ia kaloje kryeshefit. Kaq e thjeshte eshte.

    1. Ndrishe nga TemA e shokut Mero!
      Aty jeta eshte e bukur aq sa do te kemi dyndje bangladeshasish shpejt!

  7. Per sa kohe flisni nëse “vaksina” është e sigurtë apo jo, e keni davanë e humbur. Njerzit kategorikisht nuk duhet të pranojnë injeksione ne trupat e tyre.

      1. Trampi iku, ka edhe te tjerë. Ai bëri aq sa bëri…. Por sa për mua, ketu më ke, mos u bëj merak. Kurse ti mbaje te mbushur!

  8. Ne mendimin tim , nese eshte e vertete ajo qe deklarojne kinezet , qe kjo vaksine prodhohet ne menyren tradicionale te vaksinave , pra me nje virus te vertete , por te dobesuar , atehere normalisht duhet te jete me i sigurte se te tera vaksinat e tjera qe jane prodhuar ne baze proteinash sintetike te cilat bllokojne virusin dhe nuk e lene te shumohet .
    Por gjithmone nese eshte e vertete ajo qe thone kinezet.
    Ky eshte problemi se kinizet nuk kane qene kurre transparente me te tjeret.

  9. Mos more do kishte shkuar ne 300 mije nr i te vaksinuarve nga dt 30 mars deri ne dt 2 prill ,per 4 dite.deri me dt 25 prill me kete ritem do ishin vaksinuar 1.5 milion njerez por ce do nuk kemi vaksina,sa keq.Tall bythen o gomari jon 2 metrosh se ky popull ka me ta rrase fort pas dt 26 prill.byth te forta dhe vesh te gjata o kardashi kinez

  10. Lapsi nuk meriton te quhet Shqiptar, historikisht populli jone ka hedhur valle ne goje te ujkut me udheheqjen ne balle te puneve …
    Se vdiqen 2 te moshuar e ca?! Udheheqja mire te jete pa popull ka plot, sidomos militante mendjeshperlare (pa dallim krahu ose pa krah). E vetmja fatekeqesi eshte qe keta militantet jane nen 70 vjec e me shume mundesi nuk u plas fare per ata qe i kane pjelle, keshtu qe …, ne djall me te moshuarit e rrofte injoranca.
    Sikur Covid-i te vriste injorantet do pergjysemohej bota …

  11. Ju bythqirat e kuq lerini llafet, merrni ata spiunat qe keni ne shtepi dhe me vrap beni vaksinat e kapitalistave. Dhe nderoni me grusht o kurva. Gjindje letyre koperativiste. Te jete valle nje fat i madh kovidi?

  12. Prisn o te pa duruar qe veç kritikoni punen e qeveris
    Do dali balla e do e sqaroi popullin dhe keta te pa emèr qe komentoin do u ndalet byteku me gjiz . Per mos mbushje mendje miletit dhe sharje te pakta Kunden portalit

  13. Rreth vrasjes së 4 dëshmorëve janë lëshuar dhjetëra dëshmi, dhjetëra paralele e dhjetëra ‘vrasje kafshe’. Kategoria është kjo: Kush ka lidhje. Fijet e fajit janë shtrirë deri te njerëz të ‘farefisit’, të cilët edhe vetë sot janë ‘kafshë të vrara’. Ka një zinxhir të tërë: Kryetar i PD, doktor Ali Spahia, u shfaq shpejt në vendin e vrasjes së katër dëshmorëve, pastaj njoftoi se ‘ata nuk mbijetuan dot’ dhe iu drejtua gishti. Vetë ai iku nga jeta në mënyrë misterioze. Njësoj si ai ikën të tjerë që u dyshuan se ‘kanë vrarë totemin’. Në të njëjtën kategori hyjnë Hajdari, Çekini, Hoti, Zhulali, Gazidede… Fëmijët e tyre sot përkëdhelen si deputetë dhe ftohen rrotull obeliskut. Është kategoria që ia detyrojnë totemit prejardhjen e tyre.

    1. Oh, she’s hot but a psycho
      So left but she’s right though
      At night she screamin’
      “I’m-ma-ma-ma out my mind”

  14. Ne fakt fajin e ka vete kryeministri sepse e privatizoi dhe politizoi diskutimin qe ne fillim. E ktheu luften ndaj pandemise ne bast politik personal. Ndaj njerezit nuk i besojne vaksines, sepse ne fakt nuk i besojne Rames qe eshte mashtrues i provuar. Njerezit mendojne se ai po i genjenbe detyron qe te dale i suksesshem

    1. Ke te drejte! Nuk na e ofron njeri se nuk kam moshe, por personalisht do ta beja pa asnje hezitim. Problemi i nje mashtruesi arrogant dhe te lig shkaterron edhe fushaten e vaksines qe shpeton jete!

  15. I paemër
    02/04/2021 te 14:22

    A mund te thuash sa ishte cmimi ne bursa o zgjuarsi bythe?! 120 $ fucia ne kohen e Sales me 40 $ ne kohen e ketij mavriut cmimi duhet te ishte sa c’eshte ne Maqedoni, 95 lek per liter! Na hapet barkun o te mbaruar, behuni njerez ok

  16. Kaq ishte dhe propaganda.Njerëzit e mënçur dëgjuan mendimin e specialistëve të vërtetë e jo të qorrave të ripjerdhjes.Çdo gjë e keqe e ka një fund dhe duket te pika e vaksinimeve te sheshi.Asnjë shtet serioz nuk e ka pranuar këtë vaksinë por vetëm shtete të botës së tretë ku ka njerëz që besojnë tekumandari e te partia!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *