• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani pritet të votohet si presidente e Kosovës, Vetëvendosje mbledh nënshkrimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani pritet sot të votohet si presidente e Republikës së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje raportohet se ka mbledhur firmat për seancën e jashtëzakonshme. Përpos Vetëvendosjes dhe partive të komuniteteve joserbe të cilat e mbështetin Osmanin, ish-partia e saj, LDK-ja, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në votim, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja nuk pritet të qëndrojnë në sallë. Ish-kryeparlamentarja Osmani ushtronte detyrën e presidentes deri para dy javësh, kur posti iu kalua provizorisht Glauk Konjufcës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *