• |
ide | kryesore

Barcelona e ka synimin kryesor, në Spanjë janë të sigurtë: Haaland preferon Real Madrid

-Instant, Sport



Barcelona e ka vendosur në majën e dëshirave, në tentativë për të dhuruar një goditje impresionuese për të bindur Lionel Messi të qendrojë në Katalonjë, por interesimin e madh blaugrana Erling Haaland duket se e anashkalon. Mes shumë pretendentëve për sulmuesin më të kërkuar të momentit, lojtari do të preferonte transferimin tek Real Madrid, pavarësisht markimit të ngushtë, krahas Barcelonës, edhe të Liverpool e Manchester City (megjithëse Guardiola e mohon kategorikisht). Sipas asaj që ka mësuar As, Florentino Perez nuk ka ndërmend të marrë pjesë në ankandin e orkestruar nga menaxheri i norvegjezit Mino Raiola dhe do të përpiqet të bindë drejtorin sportiv të klubit gjerman Zorc të lejojë të largohet Haaland, i cili synon të luajë sezonin e ardhshëm në Madrid.

E ndërkohë, norvegjezi nuk është i vetmi që do të mbërrijë në Madrid. Madje nuk është as i vetmi transferim nga Bundesliga, sepse edhe David Alaba është një hap larg nga Real Madrid: duke përjashtuar befasitë, shkruan Ok Diario, mbrojtësi austriak në skadencë me Bayern Mynih do të mbërrijë në organikën e Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *