• |
ide | kryesore

Bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit, pritet të nisë votimi i deputetëve në kuvendin e Kosovës (LIVE)

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë janë në seancë.

Kandidatët për presidentë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 vetash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *