• |
ide | kryesore

Fleta e votimit në KAS, Celibashi: Nuk prisja kaq shumë kundërshti nga palët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi foli sot dhe për vonesat e pritshme pas ankimimit të disa forcave politike në KAS të vendimit të Komisionerit Shtetëror për fletën e votimit.

Celibashi tha se çdo ditë e humbur ndikon në procesin në tërësi. Ai u shpreh se nuk e kishte pritur gjithë këtë kundërshti dhe se në këtë moment më e rëndësishme është koha.

“Çdo ditë që ne humbasim në lidhje me atë se si do të jetë forma dhe vetëpërmbajtja e fletës së votimit natyrshëm që ndikon në proces në tërësi sepse do duhet që votuesit shqiptarë të kenë dijeni se si do jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do kishte kaq kundërshti mes palëve për përmbajtjen e fletës së votimit. Jemi në këtë situatë dhe të shpresojmë që palët do ta kuptojnë se më e rëndësishme është koha në këtë moment se sa si do jetë e organizuar fleta e votimit”, deklaroi Celibashi.

Ai tha se shpreson që KAS të vendosë sot për ankimimin e palëve, teksa iu drejtoi një apel edhe anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

“Shpresoj dhe do dëshiroja një konsensus mbi vendimmarrjen e KAS-it, përndryshe do humbasim dhe disa ditë të tjera. Nëse do ankimohet në Kolegj vendimi i KAS, gjej rastin që t’i bëj thirrje anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që pa cenuar pavarësinë e tyre në këtë çështja ta shqyrtojnë sa më parë”, deklaroi Celibashi.



2 Comments

  1. Nuk prisje kaq shume kundershti nga palet ????
    Po pse nuk ja njeh koken shqiptareve ti ?
    Vetem ti ndalohet puna mullixhiut , jemi gati ti veme zjarrin gjithe fshatit.
    Prit se nuk kane mbaruar akoma.
    Do shohesh qe do zihen dhe do kundershtojne deri ne sekonden e fundit , dhe pastaj do te akuzojne ty si te kapur dhe te korruptuar , si nga njera pale ashtu dhe nga tjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *