• |
ide | kryesore

“Futëm në lojë 8 sulmues, por nuk e kemi atë sulmuesin tipik”: Daja hedh poshtë hipotezën se erdhi për barazim

-Instant, Sport



“Nuk luajtëm për barazim sot, por në fund fare përballë kishim Shkodrën, që është me meritë aty ku është”. Ilir Daja e bën të qartë që në fillim se barazimi nuk i ka lënë shije të keqe, por për të marrë kreun duhet dicka më shumë. 0-0 në Loro Borici kundër Vllaznisë tregoi sërisht limitet e një skuadre që po has vëshitrësi përpara: “Nuk janë vetëm lojtarët e sulmit, që bëjnë lojën e sulmit, duhet të vijnë në mbështetje edhe mesfushorët. Duhet të shtyheshin edhe Bardhi me Muratajn, nuk e bënë me maksimumin e duhur, por jam i kënaqur, se bënë një ndeshje të mirë. Duhet riparuar pasi i fundit” shpjegoi tekniku I të kuqve.

Daja në fakt I përdori të gjithë lojtarët ofensivë që kishte në dispozicion, madje edhe Hasanin, që në 8 minutat në fushë, përfshirë shtesën, mori vetëm një karton të verdhë: “Edhe Çinari, edhe Asani, Melo, Zhunior, Kardozo, Cara, janë lojtarë krahu. Lëvizjet për të hapur zonat, i kanë të vështira. Kanë luajtur në përgjithësi në linjat anësore, nuk është e thjeshtë të përshtaten në qendrën e sulmit. Nëse do të kishim një qendërsulmues natyral, mund të bënte më mirë. Kemi përdorur të gjithë potencialin që kemi pasur në sulm. Futëm në lojë plot 8 sulmuesë. Por nuk e kemi atë sulmuesin tipik”.

Tekniku kthehet përsëri tek merkato, që duket alibia perfekte për të gjitha situatat: “Kjo merkato, nuk të afron shumë hapësira. E kishim merkaton e bllokuar në verë, ku kishim piketuar lojtarë të tjerë, përveç grupit që është. Po bëjmë mirë me një kontingjent që ka cilës, por lojtarët sakrifikojnë, pasi nuk luajnë në pozicione natyrale”, u shpreh Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *