• |
ide | kryesore

Kërkon mandat të tretë/ Rama tregon se çdo të bëjë nëse humbet zgjedhjet

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse nuk do të merrte një mandat të tretë, ai nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.


“Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon.”, u shpreh Rama.


Po ashtu, kryeministri i vendit është treguar shumë i prerë në qëndrimin e tij sa i takon një koalicioni me LSI-në, nëse nuk siguronte mandatet e mjaftueshme pas 25 prillit. Rama tha se me LSI-në në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të bënte koalicion.

9 Comments

  1. Ditën kur ky psikopati do të japë dorheqjen si pasojë e humbjes, qielli i Tiranës do të ndizet i tëri nga fishekzjaret. e festës

  2. Ne mos sot , nje dite do ti paguaje cfare i ka bere ketij populli, te pakten per kartolinen 110 milion

    euro qe per faj personal te tij duhet te paguaj shteti shqiptar. Per 30 euro e ka burgosur dhe cuar

    drejt vetflijimit kryefamiljarin, po per nje dem 36 milion here me te madh cfare denimi duhet te

    marre. Po burgjet e mbushura me fukarej , shtepite e shembura, gazin lotsjelles ne syte e femijve te

    pafajshem, pa zene me goje miliardat e grabitura dhe shkaterrimin e shtetit dhe te shpreses se

    shqiptareve.

  3. Nqs nuk do te jete me ne krye te shtetit i ka nja 25 vite burg borxh vendit per shkaterrimin dhe grabitjet qe i ka bere, per kthimin e parlamentit ne parlament personal qe hartonte ligje per te dhe per 20 ministrat dhe oligarket e ketij.
    Me Zahon te merret kur te dali nga burgu 80 vjec.

    1. Ahh, eshte per te qeshur e per te qar me militantet. U eshte mbushur mendja idiotve se po ra rama nga pushteti, do futet ne burg.
      Njesoj si militantet e ps dikur, qe prisnin te shikonin ne burg, saliun bashen mediun ilirin e plot te tjer.
      Nese dikush beson se do ndryshoj dicka..
      Nje fjalI kam…. JE KOKRRA E IDIOTIT.

  4. Ky qen rren siç mer fryme! Mos i besoni super hajdutit! E ben per diversion nderkohe qe pregatit te vjedh zgjedhet perseri, po i eci “Po nuk me zgjodhen shqiptaret” ??? As heren e dyte te mandatit nuk e zgjodhen, por i vodhi zgjdhjet,keshtu qe edhe kete here eshte i pregatitur per vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu