• |
ide | kryesore

Kryemadhi në Vlorë: Ne si LSI s’kemi nevojë as për PD-në as për Rilindjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nga ku dha një mesazh se për çfarë arsye, LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

Kjo tha Kryemadhi bëhet për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi ndër të tjera tha se “shanset janë që Vlorë jo vetëm të jetë forcë e parë por drejtuese e gjithë qarqeve në gjithë Shqipërinë”.

Duke folur për drejtuesin e listës së LSI në Vlorë, Luan Ramën, Kryemadhi u shpreh:

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS.

Jam i bindur se ti ekszison, i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund.

Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndajren e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të luftar të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar”.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet.

S’ka Zot që e mbron Ramën, hajdutët e pronave të vlonjatëve në Vlorë, sk’a askush që ta mbrojë, cdo njeri që ka cënuar lirinë, të drejtën e jetën e të gjithë shqiptarëve”.



1 Comment

  1. nese PD rri e mefshet, pa nerv, nuk reagon per demin 110 milion euro te KM-se per Becchetin sic po ben

    atehere eshte normale qe njerzit do votojne per LSI apo edhe per djallin vete, mjafton te ike KRYEDJALLI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *