• |
ide | kryesore

Ku manipulon Rama për vaksinën kineze Sinovac(VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Lajme

Nën trysninë e fitores së “mandatit të tretë” përmes një fushate vaksinimi, që tenton të ngjallë mirënjohjen personale të të vaksinuarve për Edi Ramën, ky i ka lejuar vetes një manipulim, që lë shije të hidhur në keqpërdorimin që i bëhet procesit.


Disa ditë më parë, kur ish kryeministri Sali Berisha akuzoi për fshehjen e një dokumenti që e ndalonte përdorimin e vaksinës për moshat mbi 60 vjeç, Rama iu përgjigj me ashpërsi, duke e quajtur “gogoli dixhital”. Si shembull se vaksina është e sigurtë dhe efektive, Rama solli faktin se ajo përdorej gjerësisht në Turqi dhe se “të gjithë oborret mbretërore të Lindjes së Mesme marrin këtë vaksinë”.


Fakti se vaksinës kineze i kanë besuar disa nga njerëzit më të pasur të botës, siç janë sheikët arabë duket një argument i fortë kundër skeptikëve. Video më poshtë:

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se PO, është e vërtetë se drejtues shtetesh në Lindjen e Mesme, pjestarë të familjeve mbretërore atje morën publikisht vaksinën kineze. I tillë ishte rasti i Sheikut Muhamet Bin Rashid, zv.president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Po ashtu edhe mbreti i Marokut, Muhameti VI, është vaksinuar në fund të janarit me një vaksinë kineze. (foto poshtë)

Edhe sulltani i Bruneit, vendosi dje ta marrë vaksinën kineze, siç duket në fotot më poshtë.

Mbreti i Jordanisë gjithashtu ka marrë vaksinë kineze për t’u mbrojtur nga koronavirusi. (foto poshtë)

Por deklarata e Ramës nuk është krejtësisht e saktë. Oborret mbretërore nuk kanë zgjedhur vaksinën e kompanisë Sinovac, që aplikohet në Shqipëri, por vaksinën e kompanisë Sinopharm.

Për efektshmërinë e dozave të Sinovac që aplikohet në Shqipëri, ka të dhëna të ndryshme nga ato që prodhon Sinopharm, e cila ka dhënë një efektshmëri prej 79% të testeve.

Në janar të këtij viti Brazili bëri të ditur se efikasiteti i Coronavac ishte 50.4 përqind. Për të njëjtën vaksinë, në fillim të marsit Turqia njoftoi për një efikasitet mbi 80 përqind.

Një javë më parë Washington Post shkruante për rastin e Singaporit, që nuk kishte pranuar të vaksinonte popullsinë me Sinovac, për shkak të të dhënave të pakta që dispononte nga testet dhe në lidhje me efektet anësore. Duke bërë një analizë të situatës, Washington Post dilte në përfundimin se zgjedhja e vaksinës kineze Coronavac ishte opsioni i fundit që i mbetej vendeve të varfra, të cilat nuk kishin kapacitete të blinin prodhimet amerikane.

“Për vaksinat kineze të koronavirusit ka një dyndje të vendeve në zhvillim, pasi popujt më të pasur janë drejtuar tek vaksinat më efektive të prodhuara nga kompania amerikane Moderna dhe firma farmaceutike Pfizer në bashkëpunim me partneren gjermane BioNTech. Kina pati një nisje të fortë me vaksinimin ndaj koronavirusit. Por tani po shkon pas Perëndimit. Në rastin e Singaporit, qeveria e ka luksin që një popullsi të vogël prej 5.7 milion njerëzish ta imunizojë përmes vaksinave më efektive. Vende të tjera me popullsi më të mëdha dhe me më pak mundësi, kanë pranuar vaksinat kineze, ndonjëherë edhe me ankesat e liderëve të tyre” shkruan Washington Post.

Me pak fjalë kinezja Coronavac nuk është një produkt i destinuar për më të pasurit e botës, por krejt e kundërta, vaksina kineze me efektshmërinë që ka dhe me mungesën e të dhënave, nuk ka se si të jetë vetëm një zgjidhje emergjente për më të varfërit e planetit.©Lapsi.al

 

7 Comments

  1. Argument i forte ky i sheikeve, jane shume bindes sheiket dhe diktatoret e lindjes se mesme, mund te jemi te sigurte dhe kini besim qe ato kane bere vaksinen kineze dhe jo uje fiziologjik.

    Po e stresoni liderin galaktik me pyetje dhe llogari, dhe nuk i jeni aspak mirnjohes meshires qe tregon ndaj popullit, se dinte te ju linte dhe pa vaksina fare….

  2. Bexhet mafjozi ka ndertue hidrocentral mbi vjos ,qy nuk e lejo evropa.Begjeti ka prish ekosistemin e lumit t fundit t eger ne europ ,lumi Vjose ,kalivac.

  3. Ceshtjen e vaksinave dhe te Bechetit do ta zgjidhi Bela me nje vajtje ne Dubai te Nusreti ,shoqeruesi i pare i Beles Ben hunde fyelli ,kurse Sokol Balla smundet t’a shoqeroj se s’i del koha per ti rene me dore.

  4. Sipas Alfred Cakos, kush ben vaksinat perendimore Pfizer, AstraZeneka dhe Moderna, pas dy vjetesh o do te vdesin, ose do te kthehen ne krokodile.
    Sepse keto vaksina, jane ARN, td cilat veprojne mbi kodin gjenetik te njeriut.
    Ndersa vaksinat ruse dhe kineze, jane te sigurta sepse jane vaksina te zhvilluara sipas metodes tradicionale.
    Injektim i virusit te dobesuar, i cili ben qe trupi te reagoje duke krijuar antitrupa.
    Ju te lapsit mendoni se Kina qe ka vaksinuar deri tani rreth 200 miljon njerez, do qe te pakesohet popullsia e saj?
    Atehere merni vaksinen e BILL GATES dhe te SOROSIT dhe shkoni ne te semes…

  5. Ëmo Andi kurva . Lekët ja merrë Ramës për të bërë reklam PS-ën . E nga ana tjetër lëpin bythën e Lulzimit për të vjellë vrerë kundër Ramës . Ti je bër një kukuvajk e zgjebosur që këndon nga bytha e SALI KURVËS

  6. Rama ka mbetur vetem! Kte se them une, po edhe sondazhet serioze (si ato te Ora News). Vetem nje gje duhet Lulzim Basha te bej: ti bej presion prokurorise (aq tager sa i ka mbetur) per Saimir Tahirin te nxjerri gjith emrat e tregtise se droges te bere 8 vjete. Po se beri, harram i qofte! Ka nje shans te mire, qe edhe vete parazitet e PS-se te vijne te lepihen te PD-ja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu