• |
ide | kryesore

“Kupa e Botës është ‘Grali i shenjtë’, por nuk e shijova”: Mbappe kërkon edhe një trofe tjetër

-Instant, Sport



Një adoleshent kampion bote, që ndoshta edne nuk e kuptoi rëndësinë e asaj që ka fituar. Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG ka tashmë një objektiv të mirëpërcaktuar: Champions League, por nuk do ti vinte aspak keq nëse do ti jepej mundësia të rifitonte edhe njëherë Kupën e Botës më vonë: “Fitimi i Kupës së Botës kaq herët është diçka që jo domosdoshmërisht e kupton. Ndoshta, nëse kam një shans për të fituar një të dytë në moshën 30 vjec, emocioni do të jetë më i fortë. Nuk vuajta për ta fituar atë, arrita dhe e fitova menjëherë. Champions League është një gjë tjetër, sepse unë kam përjetuar faza në të cilat kemi humbur, kemi vuajtur. Nëse do ta fitojmë do të jetë diçka tjetër, do të ketë shumë emocione, edhe pse Kupa e Botës është Graali (i shenjtë) absolut. Por Champions League, në një klub, është arritja më e mirë”.

Kështu, për RMC Sport, sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe ka shpjeguar – sipas asaj që bën të ditur Equipe – ambiciet e tij’ të pakufishme ‘. Dhe për të shpjeguar planin e tij, ai shton: “Gjithmonë kam thënë se nuk dua të kufizohem. Pra, pasi u fitua Kupa e Botës, qëllimi ishte të fitoja një tjetër. E të punoj më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *