• |
ide | kryesore

“Ndeshja më e mirë e sezonit”: Martini i ekzaltuar, tregon si e mundi Laçin

-Instant, Sport



“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta më e mira e sezonit. E kam thënë edhe më parë, që ekipi kur ka ndeshje më të vështira, bëjnë më mirë. I përgëzoj djemtë, pasi ishin shumë mirë dhe bënë një ndeshje të madhe”. Nuk mund të mos ishte i ngazëllyer tekniku i Teutës Edi Martini, pas fitores me Lacin, që e ngjiti në krye të klasifikimit. Tekniku shkodran pas tre barazimeve radhazi i gëzohet një fitore që mund të jetë vendimtare për objektivin titull, edhe pse asgjë ska mbaruar. “Për të arritur diçka, është që ta ruash atë që ke arritur me mund. Tani është puna më e vështirë, pasi kampionati është drejt fundit. Pikët nuk janë të lehtë në asnjë fushë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme si në Korçë dhe në Fier”.

Martini ka treguar edhe lëvizjen që përdori për të mposhtur Lacin, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola: “Ndryshimi? Në pjesën e dytë, folëm që të luanim në tokë topin. Djemtë ishin të qetë. Qarkulluam topin, duke mos e lënë Laçin të na rrezikonte. Sigurisht që mund të bënim edhe më mirë, por të gëzohemi me këtë tani” përfundoi shkodrani që rivalizon me skuadrën e tij të vendlindjes e me të cilët ndan kreun e renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *