• |
ide | kryesore

Skandali/ Fake News i Ramës për vaksinat kineze pushton mediat shqiptare

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa zbriste shkallët e stadiumit Air Albania, ku vaksinoheshin policët, kryeministri Edi Rama i tha kryepolicit Ardi Veliu se për vaksinat kineze, ka shkruar edhe New York Times që i kishte nxjerrë si më të mirat në botë për efektin kundër Covid-19.

Kaq ka mjaftuar që mediat kryesore të Tiranës të pushtohen nga Fake News dhe ta përcjellin fjalën e Ramës me të njëjtën verbëri siç e mori edhe Ardi Veliu. “Dje ishte shumë interesant, kishte nxjerrë New York Times një artikull dhe Sinovac ishte i pari në efiçencë, s’e di” ishin fjalët e kryeministrit, të lëshuara në fund të bisedës me Veliun, pak sekonda se kamera e ERTV të fikej.

Menjëherë në media doli shkrimi i publikuar në New York Times, i shkruar që në datën 5 Shkurt. Më pas, duke shfrytëzuar reputacionin e New York Times, mesazhi është përcjellë sikur vaksina kineze e Sinovac na qenka renditur ndër të parat në botë për efektshmërinë e saj.

Lajmin e gjen kudo nëpër televizionet dhe portalet kryesore në vend, natyrisht, të servirur përmes logos së New York Times, për ta bërë më të besueshme efektin e vaksinës kineze, që Rama solli në Shqipëri.

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Por në fakt e vërteta është shumë më ndryshe.

Zbërthimin e Fake News të shpërndarë në disa vende të botës e kanë bërë gazetarët e AFP, përmes Fact checking. Fillimisht ata kanë sjellë disa raste kur shkrimi është keqinterpretuar në të njëjtën mënyrë siç bëri kryeministri i Shqipërisë dhe në të njëjtën formë siç u servir nga shumica e mediave shqiptare. (Kliko këtu për shkrimin e plotë)

Keqinterpretimi ka ndodhur kryesisht në mediat kineze dhe ato indiane. Pretendimi është se shkrimi është mbështetur nga New York Times, që megjithëse njihet për qëndrimet jomiqësore përkundrejt politikave të Kinës, ka publikuar artikullin me titull “Është koha t’i besojmë vaksinave ruse dhe kineze” në datën 5 shkurt. (Linku më poshtë)

Në fakt, shkrimi është një opinion i publikuar në New York Times, por që është shkruar nga Achal Prabhala dhe Chee Yoke Ling. I pari përshkruhet nga AFP si një aktivist i shëndetit publik në Indi, ndërsa tjetri një avokat i interesit publik në Malajzi.

Këta të dy që kanë bërë një renditje të vaksinave që qarkullojnë në të gjithë botën, duke renditur kinezen Sinovac në vendin e tretë, ndërsa në vendin e parë dy vaksinate tjera, të prodhuara nga Sinopharm.

Duke parë se si është keqpërdorur reputacioni i saj, New York Times ka bërë një sqarim në Twitter në datën 20 mars, ku shkruan: “Jemi të ndërgjegjshëm për disinformimin që po qarkullon në Whatsapp, që në mënyrë të rreme bën një renditje të vaksinave kundër Covid dhe këtë renditje ia atribuon një raporti të publikuar nga New York Times. Ky mesazh është i keqinterpretuar dhe i pavërtetë. New York Times nuk e ka publikuar këtë listë, artikujt tanë nuk sugjerojnë që vaksinat kineze janë superiore ndaj të tjerave, as nuk kemi pretenduar se Kina ka eksportuar më shumë se 500 milion doza jashtë vendit”

Renditja e sipërme, e cituar nga Rama është përgënjeshtruar nga New York Times.

Dozat e Sinovac ka treguar deri tani efikasitetin më të ulët nga vaksinat e tjera gjatë testimeve të para në Brazil, ku rezultoi me 50.6% efektshmëri. Më pas, në Turqi u raportua për mbi 83% efektshmëri.

Gjasat që Rama të jetë i qartë se si qëndron e vërteta, por ai i bashkohet me ndërgjegje keqinterpretimit të shkrimit të publikuar në New York Times, për shkak të pikëpyetjeve që kanë mbetur pa përgjigje në shumë vende perëndimore për produktin e Sinovac. Kanë qenë këto pikëpyetje që kanë lënë pezull vendimin për ta licensuar atë në Bashkimin Europian.©Lapsi.al



28 Comments

  1. Lapsi kujton se NYT. Funksionon si gazeta e tyre me 2 gazetar dhe e shumta 2 mirmbajtes rrjeti.
    O SHKURDHAK, ne fund te dites ti ngelesh nje cop gazekari. Kurse rama per inatin tend do jet edhe te pakten 4 vjet KRYEMINISTER.

    1. Nese do te fitoje Edi Rama ( me sa duket do te fitoje) duhet qe ti ngreje lapidar LAPSIT.
      Sepse po i ben atij reklame dhe propogande sa dhe vet Rama nuk e ben dot per veten.
      Te gjitha titujt e LAPSIT, i bejne jehone vetem Rames dhe punes se tij.
      Mund te thoni se po e shan, mirepo thone se, reklama negative eshte reklama me e mire.
      Dhe njerezit lexojne brenda shkrimit dhe gjejne se Rama ka vepruar sic duhet.
      He mor NAMUT, thuaj jo po deshe.
      Apo nuk ka byrek sot, sepse eshte e diel.

  2. Me karrliqe nuk behen.
    Shkullak nuk ju vjen turp fare.Beni lajm me loqe dhe shurre.
    Pse me keto do ta rrezoni Ramen???
    Edhe 10 here zgjidhet Rama me keto dpokrra.
    Kanadaja akoma nuk ka vaksina dhe ben cfare te gjeje Indiane,Kineze,amerikane,angleze.

    1. Kanadaja nuk paskërka vaksina, po vaksinat që po bën psikopati në Shqipëri mos prodhohen në fabrikën e Kurveleshit ?

    2. Ore shul, Kanadaja ka porositur 10 here me shume vaksina sesa I nevojiten dhe nga keto asnje cope Kineze.
      Ato qe vijne nga India jane astra zeneca. Dhe nese nuk do te besh astra zeneca te duhet te presesh pak me gjate per Pfizer.
      Dhe mos na bo kopetentin ketu se boll e kena Ramazonin

    3. E vertete, Justin Trudeau ka kontaktuar Ramazanin per nje cante vaksinash, cfaredo qe ti jape, indiane, Kineze, amerikane,angleze:).
      A te qifsha trutë o shkul shkul sufllaqja.

  3. ne artikullin e New yark Times thuhet vaksina kineze eshte nga me te mirat mbas asaj Pfizer dhe kjo eshte e vertete Hani mut o cecene se sju ka ngel gje tjeter

  4. Problemi eshte se a e di Ardi Veliu se cfare eshte NY Times. E kujton si loungen e Rames dhe e lejon te funksionoje 24 ore.

  5. Ore ju qe jetoni ne Kanada!
    Kanadaja ka 3 jave qe ka filluar vaksinat(doza e pare) dhe me pakice fare .
    Nderkohe ne USA jane vaksinuar 100 milion njerez me te dy dozat.
    Knadaja per dozen e dyte te le takim 40 dite nga e para.Ne kanada perdoren te gjitha llojet e vaksinave Seneca,moderna dhe pfizer.
    Renditet nga te fundit ne 7 -she per numrin e te vaksinuarve.Si te thuash jeton me te lypura dhe nuk ben naze qe jane Seneca apo pfizer.
    Pordhet e shqiptareve jane pordhe koti .Vaksina ruse eshte nga me te mirat ,por edhe kinezet s´jane te keqia.Edhe ruset edhe kinezet i kane bere per popujt e tyre dhe nuk besoj se duan te vdesin njerzit e vet.
    Turqit psh kane perdorur kineze dhe ruse dhe nuk mendoj qe Shqiptaret jane race superiore dhe i jepet mundesia te zgjedhin.Gjithe jeten kemi qene mish per top dhe tani duam te bejme te fortin pa asnje ushatar dhe armatim.Apo jemi ne NATO dhe na mbrojne te tjeret se perbrenda jemi vete si kokoshi maje plehut,
    Shkoni me vrap dhe beni vaksinat por lereni politiken se do te infektoheni nga virusi .

    1. Ne qe jetojme ne Kanada e dime qe USA eshte perpara sepse i prodhon vete. Sa per dijeni USA ka vaksinuar rreth 30% te popullsise (100 milion njerez) me te pakten 1 vaksine ndersa Kanadaja ka vaksinuar 15% nderkohe qe gjermania 11.5% Franca 12.9%. Ne Kanada kush do e ben Astra Zenecen ne cdo farmaci, ndersa per Pfizerin duhet te presesh (varet nga mosha). Kandaja parashikon qe ne shtator te kete mbaruar me vaksinat. Sa per dijeni kandaja e ka filluar vaksinimin perpara USAs, por sigurish meqenese nuk i prodhon vete vaksinat duhet te presi.

      Persa i perket Shqiperise, sigurisht eshte mire qe populli po vaksinohet, problemi eshte qe procesi jo vetem nuk eshte transparent, por Ramazoni rren gjithe diten duke thene qe vaksina Kineze eshte me e mira etj etj.
      ps Sa per sqarim mqs doje informacion nga Kanadaja.

    2. O i paemer jetim. Seneca (Lucio Anneo Seneca) me 12 prill feston 1956 vjetorin e lindjes. Ka qene filozof, dramaturg dhe politikan romal e jo vaksine kunder covidit

  6. Kanadez ore kendez..
    Ato pordhet e Kanadase Jane koti.
    Duhen deri ne 40-60 dite te besh vaksinen e dyte.
    Kurse Senecen te gjithe e kane bere dhe ato pordhet se e gjej ne cdo farmaci tregoja ndonje jevgu.
    Kanadaja eshte izoluar si rrethim dhe priste qe tja kalonte Shqiperise.

  7. Komunistet po i qajn hallin kanadase… mjaftoni te shifni renditjen dhe e kuptoni qe eshte lajm kinez… 3 vaksinat para jan kineze dhe ato oksidentale ne fund… te gjitha. Ashtu sic thonin komunistet per forcat ushtarake….

  8. Komunistet I kane prodhu vaksinat per vehte,mos ka qa hallin.
    Ne demokrate zgjedhim ku na do bitha komunistet apo kapitaliste per vaksinen,nderkohe se vdesin ca me shume …..
    Do shkoj ne Gjermane por a ma bejne vaksinen per 3 muaj apo jo?

  9. të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Siç shihet nga foto-ja zyra është e boshatisur ndërsa para saj fle gjumë qetësisht një qenush.

    Nisur nga kjo kreu i ekzekutivit shkruan: Gjumi është ngjitës, duke ironizuar kështu kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili në rrjetet sociale konsiderohet si politikan që ka qejf gjumin. Para dy ditësh u postua një video teksa Basha flinte gjumë në makinë në mes të ditës.

  10. Gjum demokratik dmth mos zgjohesh kurre.
    A thu e ka Basha vaksinen Kineze apo Ruse apo shqiptare.?
    Basha ka bo vaksinen e Berishes qe te mbron nga cdo rrufe.
    A thua e dine Kinezet qe shqiptaret si popull dyndje nuk e duan vaksinen e tyre.
    Ne duam vaksinen e Haxhi Qamilit.
    Duam BABEN.

  11. po pse duhet ta politizoni dhe ju vaksinen.??!!!pse dezinformoni robt.del e tepron rama .tha fillimisht jo si mar dhe i futi vaksinat si spot elektoral.po pervec kesaj qe sdo shume mend ta kuptosh,eshte injoranc vdekjeprurse te hapesh panik per vaksinat e te stimulosh njerezit qe mos ta bejn.shqiperia nuk ka luksin te shohi e te zgjedh cfare vaksine.kushdo qofte efikasiteti i vaksines duhet bere.per ata qe kane merak eshte efikase ose jo ikni beni testin seriologjik dy jave pas dozes se dyte dhe kuptoni ne jeni imun.te tregon jane formuar ose jo antitrupat.dhe i ve piken hamendesive dhe teorive.por nese njerzit nuk e bejne propabiliteti qe te vdesin nga virusi eshte shume here me i larte se po ta bejn.per kinezen ka vetem tre studime braziliani 50 % efikasitet,por qe vete 90 e ca kur ne studim futen personat me sintoma te lehta,studimi turk dhe emiratet e bashkuara arabe qe e kane nxjerr 86 %.por studimet e ketyre te fundit jane me te vegjel.braziliani ishte diku te 13000 pz.por efikasiteti ishte 100%per sa i perket shtrimit ne spital,dhe vdekjeve,e perktyer qe ne te gjithe pacientet e vaksinuar asnje nuk u shtrua ne spital ,nuk pati semundje te rende ose vdiq.ne europ ka disa standarte qe nuk i kalojne kollaj,ema sa ka nis te ndaj informacione me sinovac dhe do te duhen disa muaj deri sa te aprovohet.por ne jemi ne situat emergjenze .dhe nga rreziku qe mos te vaksinohemi eshte shume me mire vaksinimi.ju lutem mos e politizoni kete teme se ka te beje me jete njerzish,me prinderit tane.vaksinohuni te gjithe.kontrollohuni pas vaksinimit me testin sierologjik,dhe kush nuk eshte imun dhe vaksina nuk i ka bere pune te vashdoj te ruhet.nje jete kemi.lereni partite dhe politiken ne kete rast.zoti ju ndimofte e ju dhente mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *