• |
ide | kryesore

Abdixhiku uron Osmanin: Tani kemi përballë një pushtet thuajse absolut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës. Ai është parë në sallën e Kuvendit duke u uruar publikisht Osmanin. Të dy më herët kanë qenë së bashku në LDK dhe bënin pjesë në të ashtuquajturin “Brezi i Republikës”.

Abdixhiku i dha “një dorë” Osmanit duke ia plotësuar kuorumin e deputetëve në sallë me deputetët e LDK-së edhe pse 3 prej tyre, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj vendosën të mos e mbështetin Osmanin.

Në raundin e tretë Osmani u zgjodh Presidente me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Abdixhiku tha se subjekti politik të cilin ai kryeson do të vazhdojë t’ia bëjë opozitën shumicës parlamentare, të cilën e ka quajtur “pushtet pothuajse absolut”.

“Osmani duhet të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i përfaqësuar të gjithë, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend duke lënë shenjë të mirë. LDK nga ky moment e tutje, do vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, – ka thënë kreu i LDK-së.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvend të Kosovës pas betimit si e para e vendit, Osmani ka falënderuar në radhë të parë LDK-në për kontributin e procesit të shtetndërtimit në 21 vitet e fundit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Faleminderit Kosove! Nje leksion qytetarie vandaleve te vathes se hajduteve e tradhtareve. Poste qeni rrama me gjith qente e tjere qe ka per rreth!!@

    1. Nuk e kuptova leksionin e qytetarise dhe as falenderimin qe po i dedikon..Po ne kosove nuk ka viza per shqipetaret, ndaj nisu!

  2. Konstatimin se ne Kosove ka pothuajse pushtet apsolut, LDK duhet tja drejtoj si pyetje, partise se tij dhe popullit. Jane qytetaret e Kosoves qe i dhane fund nje pazari te shemtuar politik qe kishin ndertuar politikanet e Kosoves. Besoj se ne Kosove do kemi nje demokraci te shendeteshme. VV e drejtuar nga Kurti dhe LDK e drejtuar nga Abdixhiku ma japin kete shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *