• |
ide | kryesore

Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide

Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë të slloganit të fushatës së fundit, për të marrë KREJT pushtetet, në mënyrë që të prodhojë një ndryshim radikal në vend. Por deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, nuk e kanë bërë në mënyrën më të DREJT-ë të mundshme, zgjedhjen e presidentes së gjashtë të shtetit të ri. Osmani është katapultuar në krye të shtetit, pas dy akteve që do të lënë një hije dyshimi mbi shumicën e re.


I pari qe shantazhi i Albin Kurtit mbi kundërshtarët, për të vënë ndryshimet e njëanëshme të ligjit zgjedhor në funksion të krijimit të një korumi prej 80 deputetësh. Ndonëse më pas, Kurti tregoi fleksibilitet, dhe dëgjoi apelin e opozitës së moderuar, ai la shijen e njeriut që tenton të shkojë përpara pa përfillur zërin e të tjerëve.


Lexo me tej:

Vjosa Osmani zgjidhet me 71 vota Presidente e Kosovës

E dyta, më e rëndë, ishte rekrutimi i dy deputeteve nga forcat e opozitës. As, Adelina Grainca, që vetëm pak javë më parë bënte fushatë me fotografinë e Thaçit për PDK-në dhe as Albena Reshitaj, që mbante mbi gjoks atë të Ramush Haredinajt, nuk të bindin bindin si idhëtare të idealeve për ç’kapjen e shtetit. Ato, që në zgjedhjet e fundit, bënin pjesë në ekipet e PLAN-it, do të mbeten gjatë si indicie të një procesi që nuk ishte farmaceutikisht steril. 

Këto episode do të na shërbejnë në të ardhmen për të rritur vigjilencën, kërkesën e llogarisë dhe kritikën ndaj një pushteti që tani kontrollon një fuqi që askush se ka pasur më parë në Kosovë. Por, nga ana tjetër, sado dyshime që të ngjallin, ato nuk mund të shërbejnë për të errësuar një fitore të madhe.

Tani, pas kaq shumë kohësh, pushteti në Kosovë është kthyer në duart e qytetarëve. Presidentja e re Osmani, është kandidatja që mori mbi 300 mijë vota në 14 shkurt, më tepër se gjithkush në këto dy dekadat e fundit. Ajo deri më tani ka qenë shembulli i integritetit përsonal dhe mospërkuljes ndaj thundrës së partitokracisë. Pra në këtë kuptim, Kosova nuk ka pasur më parë ndonjë presidente të këtij profili.

Vlera e zgjedhjes së kryetares së re të shtetit është se ajo u bë në antitezë me një opozitë të mpakur e të plakur, e cila vazhdon të kacavirret, pas pushtetit që po i tkurret si lëkura e Shagrenit. Duke bojkotuar procesin, duke tentuar futjen e vendit në krizë, duke dashur të shkaktojnë zgjedhje të pafundme, ata dëshmuan se ende nuk po dijnë të vozisin me rrymën e fuqishme të ndryshimit. Opozita e vjetër sot kishte fytyrën e shëmtuar të Agim Veliut dhe Avdulla Hotit, që ishin ekzekutorët e puçit të shtetit të një viti më parë. Edhe PDK e AAK u përngjanë atyre. Ata, që kur rrëzuan një qeveri të ligjshme betoheshin se po e bënin këtë në emër të proamerikanizmit të tyre qesharak, tani i flakën si letër higjenike mesazhet që u erdhën nga përtej Altlantikut, duke treguar pafytyrësinë e njerëzve që nuk besojnë në vlera, por vetëm në privilegje.

Lexo më tej

Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës

Një tjetër sukses është se me këtë proces vendi fitoi edhe një opozitë të ndryshme dhe moderne, me profil krejt të kundërt nga ajo që u përmend më lart. LDK-ja rugoviste, me kryetarin e ri Lumir Abdixhiku, tregoi gjatë këtyre ditëve se di të jetë, sa bashkëpunuese dhe koherente, po aq sa parimore dhe e papërkulshme. Ajo i qëndroi me seriozitet shantazheve që i erdhën nga Vetëvendosja, por njëkohësisht demostroi se ka ditur ta lexojë mirë votën popullore, që e ndëshkoi për tradhëtimin e premtimeve elektorale dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit.

Pra, ndonëse jo krejtësisht e panjollë, ajo që ka ndodhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit është një ogur i mirë për Kosovën. Qytetarët i kanë dhënë shiumicës së re “KREJT” levat për të bërë transformimet që ata kanë dëshëruar prej vitesh, por njëkohësisht me këtë pushtet të pamatë, ata kanë krijuar edhe mekanizmat e kontrollit, që ky vullnet të shkojë në rrugë të DREJT-ë. Një opozitë e re si kjo e Lumir Abdixhikut dhe një presidente si Vjosa Osmani janë një garanci e fortë për këtë.  

©Lapsi.al

8 Comments

  1. Asnje garanci nuk ka nga Kurti.
    Me gjithese jane ne nje krah me Osmanin do dehen nga pushteti dhe natyreisht shpejt do te zihen se kush eshte i pari.
    Kurt ngelet kampion i mohimit ,ate qe thote sot e mohon neser.
    Kurti eshte nje hipokrit dhe megalloman qe do te udheheqi me karten e patriotizmit komunist.
    Kurti dhe Osmani do velen nga pushteti .Karta e Serbise eshte nje lule pa gjethje dhe shpresojme te dine te bejne opurtunitete.
    Urojme te duan njeri tjetrin.

    1. ANDI, mos analizo cfare ka ndodhur.
      Analizo cfare do te ndodhi.
      Ja psh a e gjen dot se cili deputet nga PD apo nga LSI do te shitet ne daten 26 prill?
      Dhe mundesisht sa?
      Sa jep Rama.

  2. Albini opozitar do e kishte goditur me vezë Albinin në pozitë. Shantazhin me ligjin elektoral dhe votimet e dyshimta nuk do i kish lënë me kalu aq lehtë.

    Bravo kryetarit të ri të LDKs, po sjell frymën e aryes dhe ligjërmit rugovian, i tregon LVV që nuk do e ketë të lehtë të fshihet pas populizmit, konfliktit dhe rrëmujës nëse nuk do kenë rezultate dhe do zhgënjejnë duke u marrë me marrina dhe jo me problemet reale të Kosovës.

    Gjithsesi ky 4-vjeçar në pamje të parë pritet të jetë mjaft pozitiv dhe frytdhënës për Kosovën, pasi të tre aktorët politik, qeveria, opozita dhe presidenti shfaqen të jënë shpresëdhënës në kompetencat e aftësitë e tyre dhe mund të kemi një check-balance kualitativ në rast nevoje.

  3. Këto, si Lulzim Basha, apo edhe drejtues të tjerë të PD-së i kanë lënë fare dhe nuk përmendin asnjë pjesë të planit të tyre ekonomik, të cilët ja ka rrëzuar Rama në daljet e tij të gjatë çdo ditë.

    Atëherë janë kthyer tek niveli më i ulët i premtimeve për falje borxhesh, faturash, gjobash, apo tarifa të tjera shtetërore. Por ka shumë gjasa, që edhe kjo të bjerë këtë javë, me një aksion të mazhorancës në publik.

    Javën e tretë, pritet të dalë me një tjetër kauzë, që ka shumë mundësi që të jenë fake news-et e njohura apo skandalet e shpikura në epruvetë. Ka shumë gjasa që të rrëzohet si këto dy të tjerat, e javën e fundit, të shpikin ndonjë gjë tjetër; sipas gjasave do të kërcënojnë se po s’fituan do të bëjnë namin, siç kërcënuan në 2019-n…

    1. Bechetti #nusr_et #Bangladesh #PPP #3D #minishengen_Serb #TireSenatorium #SPAK #Pylli_Orbital thotë:

      Ke te drejte, Rama me rilindjen jane gjeni ne ekonomi. Po mos ja vononi gjioben 110milionEuro sa nuk kane filluar kamatvonesat dhe interesat

  4. Ne Kosove u perbyll nj “Revolucion” demokratik. Koha e “trimave” rumpallist perfundoi. Qytetaret e Kosoves na treguan se e meritojne demokracine, lirine e qytetarine. Ne demokraci kompromiset e marveshjet e vogla jane te domosdoshme per qellimin e madh. Une shpresoj se fryma Kurti do zhvilloj per mire demokracine ne Kosove ku drejtesia e punesimi do jene prioritetet e kesaj qeverie. LDK me kryetarin e ri me jep shprese se do kete nje opozitarizem te qyteteruar dhe mjaft intelegjent. Kurtit realisht i ka dale ne shesh te mejdanit kundershtari qe do ta sfidoje seriozisht. Uroj qytetaret e Kosoves!

    1. Bravo Astrit, Ate do thoja dhe une. Mos te mundohemi ne cdo gje te gjejme dicka te keqe. Ishte kompromis, dhe jo pazar. Apo ndoshta ishte vete oferte e dy deputeteve,sepse e dinin qe nqs nuk zgjidhej Vjosa, vinin zgjedhjet, dhe ato dy deputete nuk do fitonin me. Pse pra gjithmone duhet ta shohim si pazar? Meqe ra fjala Kurti luajti shume bukur me ate ligjin per zgjedhjet qe e solli ne parlamentte Shtunen. Donte t’u thoshte partive te tjera qe mezi po pres ti bej zgjedhjet, dhe ata (LDK) nga frika e zgjedhjeve e votuan. Ishte nje taktike shume e zgjuar e Kurtit, qe cuditerisht nuk e kuptuan as kritikuesit e Kurtit dhe as partite politkene Kosove.Shah Mat. Eshte strateg Kurti, dhe jo diktator apo arrogant.

  5. Tani Shqipëria nuk ka si ja jep me zor qytetarëve të Kosovës vaksinën e saj, por mund të mbaj derën hapur në Kukës, për çdo arsimtar të Kosovës.

    Argumentet patriotike të Albin Kurtit, se Kina dhe Rusia nuk e kanë njohur Kosovën, janë edhe më diabolike, për një udhëheqës që 70 për qind të tregëtisë e bën me Beogradin, që jo vetëm nuk e njeh si shtet, por do ta zhduk nga harta, ndërkohë që mijëra qytetarë të Kosovës po gjejnë rrugë të vaksinohen në Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu