• |
ide | kryesore

Bie nga skela gjatë punës një 55-vjeçar në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Pogradec.

Një punëtor 55 vjeç ka rënë nga skela dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 55-vjeçari ka qenë duke punuar në një banesë në qytet, ndërsa gjatë punës ka rënë nga skela.

55-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *