• |
ide | kryesore

Britney Spears zbulon kush fshihet pas postimeve në rrjetin e saj social

Arkiva



Para disa ditësh, këngëtarja Britney Spears reagoi për herë të parë për dokumentarin “Framming Britney”.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Britney postoi një video duke kërcyer dhe shkruajti  se pasi kishte parë dokumentarin ishte ndjerë e turpëruar dhe kishte qarë .”Nga ajo pak që pashë u ndjeva e turpëruar nga ajo që nxorën,qava për dy javë dhe ende qaj ndonjëherë. Bëj çfarë mundem me anën time shpirtërore duke u përpjekur që të ruaj lumturinë time! Kërcimi më sjell gëzim! Unë nuk jam këtu për të qenë perfekte, perfeksioni është i mërzitshëm, unë jam këtu për të përcjellë mirësi”, është shprehur Spears.Mirëpo, pas deklaratës fansat kanë komentuar duke aluduar se këngëtarja nuk i shkruan vetë postimet e saj por dikush tjetër. Ky aludim është mbështetur gjithashtu edhe nga ish grimieri i saj ,Billy Brasfield, i cili u shpreh se Britney i kishte dërguar një mesazh në celular se nuk e kishte bërë ajo postimin në lidhje me dokumentarin. Menjëherë pas këtyre spekulimeve, këngëtarja është prononcuar për mediat dhe ka deklaruar se ajo i shkruan postimet, ndërsa me Billy-n nuk ka më miqësi.“Unë nuk flas me grimierin. Unë i shkruaj vetë postimet e mia. Nuk e di se më kë flet ai, por unë nuk flas me Billy B.”, ka treguar ajo.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *